• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Maryam Rajavi Nxit Studentët të Ngrihen e ta Çlirojnë Iranin nga Pushtimi i Mullahëve

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi u ka dërguar një mesazh studentëve iranianë me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Iran, që nis të hënën.

Znj. Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i përshëndeti të gjithë studentët, mësuesit dhe profesorët në Iran. Ajo u uroi atyre progres të madh në rrugën drejt vetëdijes dhe lirisë dhe në mposhtjen e injorancës, reaksionit, shtypjes dhe represionit që sundojnë vendin.

Rreth 17.5 milion studentë që shkojnë në shkolla e universitete këtë vit janë një ushtri e madhe njohurie dhe vetëdijeje, tha ajo. Siç e ka vërtetuar herë pas here përvoja e historisë bashkëkohore, ata mund të krijojnë gjithashtu lëvizje të fuqishme e plot energji për të luftuar kundër diktaturave mesjetare.

Maryam Rajavi vuri në dukje se ka patur mbi 1,000 raste të grevave të mësuesve dhe protestave të tyre në 156 qytete iraniane vitin e shkuar. Edhe numri i protestave të studentëve në universitete i ka kaluar 180 raste në mbarë vendin, tha ajo, duke shtuar se mësuesit pensionistë kanë zhvilluar gjithashtu 12 akte të spikatura proteste nga ana e tyre, duke u grumbulluar jashtë qendrave qeveritare në Teheran. Opozita Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) ka luajtur një rol kyç në nxitjen dhe drejtimin e protestave përmes ‘Njësive të Rezistencës.’

“Këto protesta janë pjesë e lëvizjes së palodhur e të gjerë protestuese të popullit iranian për t’i dhënë fund represionit, shkatërrimit, mjerimit dhe korrupsionit që shkaktohet dhe zgjerohet çdo ditë nga regjimi klerikal për të ruajtur pushtetin e vet,” tha Maryam Rajavi.

“Sot, mullahët kanë shtypur e lidhur me zinxhirë çdo shkollë e universitet me anë të kriminelëve të shumtë që përfaqësojnë [Liderin Suprem të regjimit Ali] Khamenei, dhe me anë të një morie agjencish, duke përfshirë departamentet e sigurisë dhe organizatat paraushtarake Bassij në të gjitha shkollat e universitetet, si dhe në zyrat e qeverisë.”

“Përmes një represioni kaq mizor, mullahët kërkojnë ta ruajnë sundimin e tyre dekadent përballë dëshirës së zjarrtë të popullit të Iranit për ndryshim, duke bllokuar kështu progresin ekonomik dhe shoqëror të vendit e duke shkaktuar dëme të tmerrshme në çdo sferë humanitare, kulturore, arsimore, mjekësore, mjedisore dhe ekonomike.”

Ajo tha: “Studentët, mësuesit dhe profesorët iranianë po ngrihen për të ndërtuar një Iran të lirë për të nesërmen, për të themeluar një shoqëri të bazuar në liri, demokraci, barazi dhe në ndarjen e fesë nga shtetit, si dhe për të krijuar një regjim arsimor demokratik.”

Znj. Rajavi i nxiti studentët iranianë të ngrihen për t’i vazhduar kryengritjet dhe për ta çliruar Iranin nga pushtimi i mullahëve.

"Kthejeni çdo shkollë e universitet në një Njësi Rezistence, dhe çdo qytet të Iranit në një Qytet të Rebeluar," tha ajo.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.