• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 26 Shkurt 2020, 07:49:22.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Maryam Rajavi: Eliminimi i Qassem Soleimani-t dhe Kreut të Forcave Represive Bassij të Irakut Është një Goditje e Pandreqshme ndaj Regjimit të Mullahëve

Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 03 janar 2020.

është koha që IRGC të dëbohet nga rajoni

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar eliminimin e Qassem Soleimani-t dhe Abu Mehdi Muhandes, kreut të forcave shtypëse Bassij të Irakut, si një goditje të pandreqshme ndaj regjimit klerikal.

Znj. Rajavi theksoi se ka ardhur koha që mullahët të dëbohen nga rajoni, sidomos nga Iraku, Siria, dhe Libani, si dhe që IRGC të dëbohet nga këto vende. Në këtë mënyrë, Iraku, të cilin Shtetet e Bashkuara ia kishin dorëzuar regjimit klerikal në një pjatë të argjendtë, do të çlirohet nga zgjedha e fashizmit fetar që sundon Iranin.

Qassem Soleimani ishte një nga kriminelët më mizorë në historinë e Iranit. Ai ka qenë i përfshirë personalisht në masakrimin e qindra mijëra njerëzve në rajon, dhe në dëbimin e miliona të tjerëve nga shtëpitë e tyre. Ai ka qenë gjithashtu organizatori i masakrës ndaj anëtarëve të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK) në Kampin Ashraf në Irak, si dhe i shumë operacioneve të tjera terroriste kundër Rezistencës Iraniane në atë vend, në Iran, dhe në vende të tjera. Me eliminimin e tij, procesi i rrëzimit të mullahëve do të përshpejtohet shumë.

Pwr mw tepwr, me vdekjen e kriminelit Abu Mahdi al-Muhandis, komandant i forcave proksi Bassij të regjimit iranian në Irak dhe vrasës famëkeq, krimet e të cilit janë ekspozuar nga Rezistenca Iraniane që dy dekada më parë, ka ardhur koha për fitoren e kryengritjes së popullit iraken dhe për çlirimin e Irakut nga pushtimi i regjimit iranian.

Znj. Rajavi shtoi: Ndërkohë që perspektiva për rrëzimin e teokracisë në pushtet tashmë është e afërt, ka ardhur koha që forcat e armatosura të regjimit të mos qëllojnë më kundër popullit iranian, t’i ulin armët e të dorëzohen. Personeli patriotik i forcave të armatosura duhet t’i bashkohet popullit të Iranit.

Duke sjellë në kujtesë martirizimin e të paktën 1,500 fëmijëve të popullit iranian dhe arrestimet e pafund gjatë kryengritjes së nëntorit 2019, znj. Rajavi theksoi: Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimi Europian, duhet t’i japë fund politikës së paqësimit dhe ta njohë të drejtën e popullit iranian për të rezistuar e për t’u ngritur për liri dhe për ta zëvendësuar sundimin e mullahëve me sovranitetin popullor.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

3 janar 2020

 

Stampa Email

Copyright © 2020 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.