• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 26 Shkurt 2020, 07:49:22.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Maryam Rajavi: Rrëzimi i Aeroplanit të Pasagjerëve është një Krim i Madh që Njerëzit nuk do ta Falin dhe as nuk dota Harrojnë.

Maryam Rajavi: Khamenei, Rouhani, dhe komandantët e IRGC janë fajtorët kryesorë të (rrëzimit të avionit të pasagjerëve) dhe duhet të ndiqen penalisht dhe ndëshkohen.

 Khamenei, Rouhani, dhe komandantët e IRGC janë fajtorët kryesorë dhe duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen.

Presidenti i regjimit iranian, Hassan Rouhani dhe Selia e Komandës së forcave të armatosura u detyruan të pranojnë këtë mëngjes, pas 72 orësh kundërshtimesh, mashtrimesh dhe gënjeshtrash të drejtpërdrejta, se një aeroplan Ukrainas pasagjerësh ishte qëlluar nga IRGC  me një raketë tokë-ajër.

Pranimi pas shumë ngurrimesh erdhi pas protestave të gjera dhe zbulimeve të shërbimit informativ, publikimit të fotografive dhe videoklipeve dhe konfirmimit nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, NATO dhe shumë burime të tjera ndërkombëtare. Në tre ditët e kaluara, shumë nga drejtuesit e regjimit, përfshirë zëdhënësin e Rouhani dhe kreun e organizatës së aviacionit civil pohuan me paturpësi se avioni ishte rrëzuar për shkak të avarisë mekanike.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përsëriti ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe popullin e Iranit. Ajo shtoi se ky ishte një tjetër krim i madh nga fashizmi fetar që sundon Iranin, të cilin njerëzit e Iranit as nuk do ta falin, as nuk do ta harrojnë. Mullahët kishin paralajmëruar paraprakisht për sulmin me raketa në tokën irakiane ndaj regjimit dhe ushtrisë irakene dhe përmes tyre kundër SHBA sipas ministrit të jashtëm të regjimit. Por i mbetet njolla e turpit qënuk pranoi të urdhëronte anulimin e të gjitha fluturimeve tregtare, në një kohë që në të gjithë botën, fluturime të tilla anulohen menjëherë në kohën e konfliktit ushtarak dhe alarmit të mbrojtjes ajrore.

Zonja Rajavi tha që Khamenei, Rouhani dhe komandantët e IRGC ishin fajtorët kryesorë dhe duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen për këtë krim të madh. Ajo nënvizoi se edhe tani regjimi po përpiqet me mashtrim të ndihmojë fajtorët kryesorë në këtë fatkeqësi për të shmangur përgjegjësinë duke bërë justifikime qesharake.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

11 janar 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stampa Email

Copyright © 2020 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.