• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 26 Shkurt 2020, 07:49:22.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Maryam Rajavi: Ndëshkimet me burgim të gjatë për aktivistët politikë janë çnjerëzore dhe duhet të dënohen

 Gjykata e regjimit iranian në Mashhad të Iranit veri-lindor ka dënuar tetë aktivistë politikë me 72 vite burg gjithsej. Këta aktivistë kishin publikuar një deklaratë qershorin e shkuar, ku bënin thirrje për heqjen nga detyra të liderit suprem të regjimit, Ali Khamenei

Zotërinjtë Hashem Khastar, Abdol Rassoul Mortazavi, Mohammad Nourizad, Mohammad Hossein Sepehri, Hashem Rajai, Mohammad Hossein Pour Gonabadi, dhe Morteza Qassemi, si dhe Znj. Fatima Sepehri janë dënuar gjithashtu me shumë vite internim dhe u është ndaluar të largohen nga vendi. Disa prej tyre janë arrestuar në Mashhad gushtin e shkuar dhe janë aktualisht në burg.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e dënon Drejtësinë e regjimit klerikal për këto ndëshkime me burgim të gjatë dhe i ka përshkruar ato si një tjetër shembull i sjelljes shtypëse e çnjerëzore të diktaturës fetare në pushtet, e cila duhet të rrëzohet në tërësinë e saj.

Në kryengritjen e nëntorit 2019 dhe janarit 2020, populli iranian thërriste “poshtë parimi i velayat-e faqih (sundimi klerikal absolut),” “vdekje Khamenei-t, Rouhani-t,” duke kërkuar përmbysjen e regjimit. Në rrethana të tilla, lidhjet ekonomike dhe politike me mullahët janë të pajustifikuara dhe jo legjitime. Çdo investim në këtë regjim në prag të vdekjes është i dënuar të dështojë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

4 shkurt 2020

Stampa Email

Copyright © 2020 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.