• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Publikime

Mini Raporti i të Martës për Iranin – 8 maj, 2018

  • Punonjësit e Kompanisë së Çelikut Sadr në Khorramabad, Iran Protestojnë ndaj Vonesës së Marrjes së Pagave

Të hënën, 7 maj, 2018, punonjësit e Kompanisë së Çelikut, Sadr, në Khorramabad, Iran u mblodhën përballë Governoratit të qytetit për të protestuar kundër mos-pagesës së pagave të tyre 10 mujore.

Punonjësit e Kompanisë së Çelikut Sadr u mblodhën përsëri përballë fabrikës. Fabrika është mbyllur në fillim të gushtit 2017 dhe rreth 180 punëtorë nuk janë paguar për 10 muaj.

  • Dita e Dytë e Protestës nga Punonjësit e Kompanisë së Transportit të Gjirit Persik në Teheran, Iran

Të hënën, 7 maj, 2018, një numër punonjësish nga Kompania e Transportit të Gjirit Persik, pas një mbledhjeje ditën e djeshme përballë ndërtesës së privatizimit, iu referuan stacionit policor 134 Shahrak-e Gharb, provincë e Teheranit, Iran, dhe u kërkuan autoriteteve të takoheshin me ta.

Me sa duket, një numër punonjësish protestues kishin vendosur çadra përballë organizatës së privatizimit që natën e shkuar.

  • Mbledhja e Protestës së Punonjësve të Pushuar të Kompanisë së Konservave Iran Ghouti në Qazvin, Iran

Të hënën, 7 maj, 2018, punëtorët e kompanisë së konservave Iran Ghouti nga qyteti industrial Alborz i Qazvinit u mblodhën në protestë kundër pushimit të tyre dhe papunësisë.

Gjatë mbledhjes protestuese, punonjësit e papunë mbanin banderola me shkrimin: “Iran Ghouti kryen krim, siguria shoqërore e mbështet”, dhe “Të drejtat e punëtorëve shkelen për çfarë çmimi?”

Pas disa muajsh papunësie, këta punëtorë shkuan tek autoritetet gjyqësore të Iranit për të kërkuar pagesën e rrogave të tyre të papaguara. Por, koordinimi midis agjentëve të Organizatës së Sigurisë Shoqërore dhe Kompanisë Iran Ghouti me gjyqtarët e Iranit i bëri përpjekjet e tyre të shkojnë dëm.

  • Një mesazh mirëpritës ndaj pjesëmarrësve në Kuvendin e Uashingtonit 

Kermanshah. 7 Maj 2018—Një grup aktivistësh, mbështetës të PMOI/MEK, në qytetin Songhor, në provincën Kermanshah, dhanë një mesazh mirëpritës për pjesëmarrësit në Kuvendin e Uashingtonit të shtunën, më 5 maj. Grupi, sic u shfaq në një video, shkruan një grafiti, "Poshtë Khamenei" mbi muret e betonit në rrugën që lidh Songhorin me qytetin Kermanshah.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.