• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 15 Dhjetor 2019, 17:48:17.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

INTERVISTË - Maryam Rajavi: diktatura fetare në Iran do të permbyset

INTERVISTË: Maryam Rajavi, kreu i opozitës iraniane, paralajmëron Evropën dhe SHBA-të per marrëveshjet e tepërta me qeverinë e Teheranit
Burimi: e përditshmja gjermane, Die Rheinpfalz, 11 shkurt 2015
11 shkurti është festë zyrtare kombëtare ne Iran: Perkujtimi i Revolucionit që i dha fund diktaturës se Shahut në 1979. Një nga forcat kryesore të revolucionit ishte Organizata e Popullit Mojahedin ku presidentja e tanishme është Maryam Rajavi. Nga Parisi, ajo drejton opozitën në mërgim kundër diktaturës të mullahëve te cilet moren pushtetin menjëherë pas revolucionit dhe që vazhdon sot e kësaj dite.

Rajavi ka dhene nje interviste redaktorit tonë Ilya Tüchter.
Znj Rajavi, ku ishin ju më 11 shkurt ne vitin 1979?
Maryam Rajavi: Në atë ditë dhe ditët me pare unë kam qenë në Teheran. Ndërsa Ayatollah Khomeini ishte duke u përpjekur per te nxjerre nga skena te rinjte, si forca kryesore e revolucionit kunder monarkise, menjëherë pas rënies së diktaturës më 11 shkurt, kemi filluar të organizojmë të rinjtë liridashës, veçanërisht studentët . Unë e bëra këtë së bashku me disa anëtarë të Organizatës Popullore Mojahedin te cilet sapo ishin liruar nga burgjet sekrete të Shahut.
Në atë kohë, a keni menduar ndonjëherë se Irani do të zhvillohet në një shtet të ri të padrejtësisë dhe jo një demokraci?
Ne i njihnim pushtetarët e rinj, sidomos Khomeinin, ne e dinim se ata ishin regresiv dhe anti-pluraliste si dhe njhnim interpretimin e tyre reaksionar te Islamit. Për këtë arsye ne kemi bërë çdo përpjekje përmes edukimit dhe organizimit të popullit dhe të rinjtë që të refuzojne pranimin e kësaj natyre reaksionare dhe për të parandaluar fillimin e një shtypjeje të përgjithshme dhe represionit. Megjithatë, unë nuk munda te parashikoja në ate kohën se do te vinte ne pushtet një diktaturë njëqind herë më gjakatare se sa diktatura e meparshme. Vetëm dy vjet pas sundimit të Khomeinit, numri i të burgosurve politikë arriti në mijëra. Në qershor të vitit 1981, vetëm 28 muaj pasi mullahët kishin filluar qeverisjen, ata filluan të shkatërrojnë një gjenerate të tërë. Në burgun e Evin të Teheranit, ne disa ditë dikush mund të dëgjojë 400 vrasje per meshire (vrasje per ti dhene fund vuajtjeve te nje personi qe po vdes) që do të thoshte 400 njerëz ishin ekzekutuar.
Ajo vetë u arratise dhe udhëheq Këshillin Kombëtar të Rezistencës, qe u themelua në vitin 1981. Kështu lufta juaj kundër regjimit të mullahëve ka zgjatur 34 vjet. A keni ndonjëherë dyshimin se një ditë ju nuk mund të ktheheni në vendin tuaj?
Maryam Rajavi: Jo, unë asnjehere nuk kam dyshuar se diktatura fetare në Iran nuk do të permbyset nga populli iranian dhe rezistenca e tyre dhe të gjithë ata që iu desh te linin shtëpitë e tyre në luftën kundër këtij regjimi do të kthehet përsëri në vendin e tyre.


Cili është objektivi juaj për Iranin?
Maryam Rajavi: Ne duam një Republikën e bazuar në Sekularizëm, pluralizmit dhe barazi gjinore; një shoqëri e bazuar në të drejtat e njeriut me heqjen e dënimit me vdekje dhe torturave dhe pa Sheriatit te pakuptimtë të mullahëve; një Iran jo-bërthamor. Objektivi ynë mund të përmblidhet në tre fjalë: liri, demokraci dhe barazi. Ky objektiv mbart fuqinë e fitores brenda.
Qeveria amerikane duket serioze në qasjen me Teheranin dhe për shkak të shtetit islam ka edhe bisedime për një bashkëpunim ushtarak me iranianëve në Irak. Çfarë prisni nga Presidenti Obama apo Angela Merkel?
Maryam Rajavi: Re-qasja me mullahët për të luftuar ISIS është një eksperiencë shkatërruese. Regjimi iranian është ende faktori më i keq për paqëndrueshmëri në rajon. Ai është burimi i terrorizmit dhe fondamentalizmit. Komandantët e Rojeve Revolucionare flasin sot me krenari: "Ne kemi një grup të Hezbollahut në Liban dhe shumë Hezbollahs tjetër në Jemen, Irak dhe gjetkë." Nëse mullahët nuk do te qeversnin Iranin, ISIS nuk do te kishte perjetuar kurre nje zhvillim të tillë në Irak.
Pritshmerite e mia ndaj kancelares Merkel është se ajo merr rolin udhëheqës në një iniciativë ndërkombëtare për të reduktuar këtë kërcënim që nuk është i kufizuar vetëm në Irak dhe Siri, por është i ndikuar shumë nga bota nga Europa deri ne Amerikën e Jugut.
Edhe Evropa po përballet me fondamentalizmin islamik. Vite më parë, lëvizja juaj paralajmëroi në lidhje me këtë.
Maryam Rajavi: Fondamentalizmi islamik është një ideologji autoritare që kërkon për të mbijetuar përmes mizogjinise (urrejtjes ndaj grus), diskriminimit fetar, dhe eksportin e terrorizmit. Lindja e këtij Islamit politik erdhi kur Khomeini mori pushtetin në Iran. Në prag të revolucionit 1979, ky fenomen u bë forcë lëvizëse për fondamentalizmit në të gjitha vendet islamike. Antitezë e saj është një Islam demokratik dhe tolerant, në të cilat ne besojmë; një Islam mesazhi i të cilit është mëshira dhe liria.
Nga fundi i marsit, ndoshta në fund të qershor, një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit duhet të arrihet. Mojahedin kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur se Irani nuk ka thene te vërtetën për programin e tij bërthamor. Në informacionin tuaj, ku ka mbetur ky?
Mullahët janë në pragun e të qenit në gjendje për të bërë bombën. Çdo koncesion nga komuniteti ndërkombëtar do të thotë se Ali Khamenei përsëri do të vazhdojë me mashtrimin e tij.
Ayatollah Ali Khamenei, pasardhësi i Khomeinit, mbetet njeriu kyç në Iran. Për shkak të një sëmundjeje, ka disa thashethemet ne veshtiresi te kalimit te pushtetit. A keni ndonjë provë për këtë?
Maryam Rajavi: Lufta për pushtet te brendshëm te regjimit kalon përtej çështjes së sëmundjes Khamenei. Kryetaret e klasës qeverise jane thellësisht te ndarë.
Që nga zgjedhja e Presidentit Hassan Rouhani në 2013, të paktën situata ekonomike duket të jetë stabilizuar. Ata thonë se kjo është një pergenjeshtrim?
Maryam Rajavi: Po, nëse ne krahasojmë zhvillimet në 2014 me ato të viteve të fundit, ne do të shohim një rritje në lëvizjet protestuese. Zyrtarët thonë se ka pasur më shumë se 3000 protesta, kryesisht nga punëtorë, studentë dhe mësimdhënës. Represioni dhe shkeljet e të drejtave të njeriut - duke përfshirë 1200 ekzekutime në administratën e presidentit Hassan Rouhani - janë intensifikuar; familjet janë bërë më të varfëra. Shkalla e papunësisë në bazë të statistikave të brendshme nga regjimi i mullahëve ka arritur në % 41!

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.