• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 16 Gusht 2019, 17:06:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Mërkurës për Iranin – 9 Janar 2019

Ekskluzive: Dokumenta të Reja Lidhin Huawei-n me Kompani të Dyshuara në Iran, Siri


  • Reuters: Çështja gjyqësore e SHBA-së kundër shefit të financave të kinezes Huawei Technologies, i cili u arrestua në Kanada muajin e shkuar, përqendrohet në lidhjet e dyshuara të kësaj kompanie me dy kompani të errëta. Njëra është një shitëse pajisjesh telekomunikacioni që ka operuar në Teheran; tjetra është pronarja e asaj firme, një kompani holding e regjistruar në Mauritius. Autoritetet amerikane pretendojnë se CFO Meng Wanzhou ka mashtruar bankat ndërkombëtare në mënyrë që të autorizojnë transaksionet me Iranin duke thënë se dy kompanitë janë të pavarura nga Huawei, kur në fakt Huawei i kontrollon ato.
  • Sanksionet 'e Paprecedent' Amerikane po Ushtrojnë Presion mbi Iranin - Khamenei

    Reuters: Sanksionet amerikane po ushtrojnë presion mbi Iranin dhe mbi popullin e tij, tha të mërkurën Udhëheqësi i regjimit iranian Ali Khamenei, sipas uebsitit të tij zyrtar. Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga një marrëveshje ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit në maj dhe rivendosi sanksionet mbi Teheranin. "Sanksionet ushtrojnë vërtetë presion mbi vendin dhe popullin. Amerikanët e thonë me kënaqësi se këto sanksione janë të paprecedent në histori," tha Khamenei. 


    • Myftiu i Al-Qaeda-s, Abu Hafs, Hedh Dritë mbi Ndikimin e Iranit mbi Grupet Ekstremiste

    Mahfouz Ould al-Walid, i njohur si "Abu Hafs al-Mauritani," ish-Myftiu i al-Qaeda-s, ka zbuluar në një intervistë me Al Arabiya English atë që ai e përshkruan si marrëdhënia e balancuar që regjimi iranian kërkon të ketë me grupet e armatosura ekstremiste. Sipas interpretimit të tij, marrëdhëniet e Iranit me al-Qaeda, Takfir, Hijra, Grupin Luftues Islamik të Libisë dhe me grupe të tjera të armatosura janë pjesë e agjendës për të ruajtur "interesat politike".

    • A Ka Planifikuar Irani Katër Sulme në Europë? Qeveria Hollandeze Mendon se Po. 

    Washington Post: Bashkimi Europian vuri sanksione mbi ministrinë iraniane të inteligjencës dhe mbi dy kombas iranianë të martën, teksa qeveria hollandeze ka akuzuar Iranin për përfshirje të mundshme në dy komplote për vrasje në Hollandë. Këto akuzime ishin pjesë e përmbajtjes së një letre të qeverisë hollandeze drejtuar parlamentit. Letra tregon se Irani është i dyshuar në të paktën katër komplote për vrasje dhe bombardim në Europë që nga viti 2015, gjë që me shumë mundësi do t’i intensifikojë thirrjet e administratës Trump për izolim më të madh ndërkombëtar të Teheranit.

    • BE Shton Njësinë Iraniane të Inteligjencës në Listën Terroriste për Shkak të Sulmeve në Europë 

    Reuters: Bashkimi Europian ka shtuar dy individë iranianë dhe drejtorinë e sigurisë së brendshme të Ministrisë iraniane të Inteligjencës në listën terroriste të bllokut, sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën. "Këto listime janë ndërmarrë nga Këshilli si pjesë e përgjigjes së tij ndaj sulmeve të parandaluara kohët e fundit në tokën europiane," thotë deklarata. 

    • Familja: Nizar Zakka Torturohet në Iran 

    Asharq Al-Aësat: Familja e shtetasit libanez Nizar Zakka, i cili u arrestua në Iran në vitin 2015, ka thënë se një raport me video është transmetuar rishtazi në televizionin shtetëror iranian, me qëllimin për ta paraqitur në mënyrë të rreme si fajtor. Familja ka thënë në një deklaratë të martën se Zakka është transferuar në një burg të Gardës Revolucionare nga burgu Evin në Teheran. Sipas deklaratës, videoja ishte një tentativë e qartë nga "rrëmbyesit" e Zakka-s për ta bindur publikun iranian se burgosja e tij është e justifikuar.


    • Familja Kërkon Rikthimin e Veteranit të Flotës që Është i Burgosur në Iran 

    Associated Press: Një veteran i flotës amerikane po mbahet në një burg iranian që nga korriku pasi i kishte bërë vizitë të dashurës atje, sipas familjes së tij. New York Times raportoi të hënën se nëna e Michael R. White ka mësuar tre ditë më parë se i biri është gjallë dhe mbahet në një burg iranian. Arrestimi i tij u raportua fillimisht në një shërbim online lajmesh nga të mërguar iranianë të cilët kishin intervistuar një ish-të burgosur iranian që kishte thënë se e kishte takuar White-in në Burgun Vakilabad në qytetin Mashhad në tetor. 

    • Pompeo i SHBA-së Thotë se po i "Dyfishojnë" Përpjekjet për të Ushtruar Presion mbi Iranin

    Reuters: Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë duke "dyfishuar jo vetëm përpjekjet diplomatike por edhe ato tregtare për të ushtruar presion të vërtetë mbi Iranin". Ai tha se vendimi i SHBA-së për të tërhequr trupat nga Siria nuk i dëmton përpjekjet për t’iu kundërvënë kërcënimeve në rajon, të cilat ai i thotë se vijnë nga Shteti Islamik dhe Irani.



 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.