• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 15 Qershor 2019, 16:03:09.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 10 Janar 2019

 Hapat e Vegjël të Europës mbi Iranin

Bordi Editorial i Wall Street Journal: Bashkimi Europian të martën vuri sanksione të reja kundër Iranit për herë të parë që nga hyrja në fuqi e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit.

Ky është një pohim i mirëpritur, ndonëse i vonuar, se pakti bërthamor i 2015-ës ka dështuar në përpjekjen për të ndryshuar sjelljen e Teheranit. Gjatë verës, autoritetet europiane parandaluan një sulm me bombë mbi disidentët iranianë në Paris, të koordinuar nga inteligjenca iraniane në Kontinent. Në tetor, Danimarka shpalli se kishte ndalur një komplot për të vrarë një figurë të opozitës iraniane në tokën daneze. Edhe qeveria hollandeze e ka akuzuar Iranin për vrasjen e dy shtetasve hollandezë me origjinë iraniane në Hollandë vitet e fundit.


• Histori Tronditëse Torture dhe Përpjekjesh nga Zyrtarët për t’iu Shmangur Akuzimeve 

Një aktiviste e të drejtave civile e cila u arrestua në nëntor dhe ka kaluar gati një muaj në burg, ka folur për "torturën brutale" ndaj saj dhe një aktivisti të punës të arrestuar bashkë me të. Sepideh Qolian ishte në Fabrikën e Sheqerit Haft-Tapeh në nëntor, ku punëtorët ishin në grevë dhe protestonin për rrogat e papaguara, kur forcat e sigurisë e sulmuan dhe e arrestuan së bashku me disa aktivistë të punës. 

• Irani Thotë se Shtetasi Amerikan White Është Arrestuar, Duke Konfirmuar Raportet e Mëparshme 

Reuters: Irani konfirmoi të mërkurën se ka arrestuar një amerikan, duke konfirmuar raportet e mediave amerikane në lidhje me një rast që rrezikon t’i përkeqësojë më tej marrëdhëniet me Uashingtonin. New York Times raportoi të hënën se Michael White, një veteran 46 vjeçar i Flotës Amerikane, është arrestuar gjatë një vizite në Iran dhe është mbajtur që nga korriku me akuza të paspecifikuara. 

• Sado që të Përpiqet, Irani nuk Mund t’i Ndalojë Mediat Sociale 

Bloomberg: Këshilli Kombëtar Iranian për Hapësirën Kibernetike ka në plan të bllokojë Instagramin, median e fundit sociale që është lirisht e aksesueshme në vend. Kjo gjë ka shumë pak mundësi që t’u shkaktojë probleme përdoruesve iranianë të Instagramit, të cilët do të vazhdojnë ta përdorin këtë platformë përmes rrjeteve virtuale private, apo VPN-ve, të cilat e përçojnë trafikun përmes lidhjeve të internetit jashtë vendit. Kjo metodë e thjeshtë u mundëson iranianëve t’u shmangen filtrave të qeverisë dhe të aksesojnë platforma të ndaluara si Twitter, Facebook dhe YouTube, dhe të përdorin aplikacione mesazhesh si WhatsApp dhe Telegram.


 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.