• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Martës për Iranin – 15 Janar 2019

  • Shtëpia e Bardhë Ka Kërkuar Opsione për të Goditur Iranin

    Wall Street Journal: Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Trump i ka kërkuar Pentagonit t’i jepte Shtëpisë së Bardhë opsione ushtarake për të goditur Iranin vitin e shkuar, duke krijuar kështu shqetësim në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit, sipas zyrtarëve amerikanë aktualë e të mëparshëm. Kërkesa, e cila nuk është raportuar më përpara, erdhi pasi militantët gjuajtën me tre mortaja në drejtim të kompleksit të madh diplomatik të Bagdatit, ku ndodhet Ambasada Amerikane, në një natë të ngrohtë të fillim-shtatorit. Predhat – të lëshuara nga një grup i lidhur me Iranin – goditën një vend të hapur dhe nuk dëmtuan askënd.

    • SHBA nuk Dëshiron të Bëjë Lëshime të Mëtejshme për sa i Përket Shitjeve të Naftës Iraniane: Zyrtari Amerikan

    Reuters: Shtetet e Bashkuara nuk duan të bëjnë lëshime të tjera për importet e naftës iraniane pas rivënies së sanksioneve amerikane, tha të shtunën përfaqësuesi special i SHBA-së për Iranin, duke theksuar shtysën e Uashingtonit për të bllokuar të ardhurat e Teheranit. "Nuk duam të bëjmë lëshime apo përjashtime për importimin e naftës iraniane krudo," tha Brian Hook në një konferencë industrie në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. 
  • Shefi i Programit Bërthamor Thotë se Irani po Eksploron me Proces të Ri të Pasurimit të Uraniumit 

    Associated Press: Kreu i programit bërthamor tha të dielën se Republika Islamike ka filluar "veprimtaritë paraprake për të projektuar" një proces modern për pasurim 20-përqind të uraniumit për reaktorin e tij 50-vjeçar në Teheran, duke sinjalizuar kështu një rrezik të ri për paktin bërthamor. Rifillimi i pasurimit në atë nivel do të nënkuptonte se Irani është tërhequr nga pakti bërthamor i 2015-ës me fuqitë botërore, një marrëveshje prej së cilës Presidenti Donald Trump e nxori Amerikën në maj. 

• Shtetet e Bashkuara të Vendosura për t’i Çuar Eksportet e Naftës Iraniane në Zero 

Këshilli Atlantik: Shtetet e Bashkuara janë të vendosura t’i çojnë në zero eksportet e naftës së Iranit në përpjekjet e tyre për të maksimizuar presionin ekonomik dhe për ta detyruar Teheranin të rikthehet në tryezën e negociatave për të diskutuar një "marrëveshje gjithëpërfshirëse" në vend të paktit bërthamor që Presidenti amerikan Donald J. Trump braktisi vitin e shkuar, tha Brian Hook, përfaqësuesi special i SHBA-së për Iranin dhe këshilltar i lartë i politikës për Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, në Forumin Global të Energjisë 2019 të Këshillit Atlantik në Abu Dhabi më 12 janar.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.