• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 25 Prill 2019, 15:57:18.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Grupi opozitar iranian bën thirrje për ndryshim regjimi në marshimin e Parisit

Fragmente: 

PARIS (AP) – Disa mijëra mbështetës të një grupi opozitar iranian në mërgim marshuan nëpër Paris të premten, duke bërë thirrje për marrjen fund të regjimit klerikal të Iranit 40 vjet pasi revolucioni islamik rrëzoi monarkinë iraniane.

Mujahedeen-e-Khalq, të njohur gjerësisht në Perëndim si MEK (PMOI), u bashkuan në këtë tubim nga një larmi personalitetesh që folën përpara marshimit, nga politikanë francezë të mëparshëm e aktualë e deri tek një kryeministër algjerian dhe një figurë opozitare e Sirisë.

Turmat mbanin postera të udhëheqëses Maryam Rajavi dhe themeluesit të grupit, Massoud Rajavi – i cili nuk është parë që nga viti 2003 në Irak, ku në atë kohë MEK kishte një kamp dhe luftonte kundër Iranit përpara se të çarmatosej nga trupat pushtuese amerikane.

Grupi i ka zyrat qendrore jashtë Parisit dhe disa mijëra anëtatrë të tij banojnë në Shqipëri, ku janë zhvendosur nga Iraku në një përpjeje të ndërmjetësuar nga OKB. Mbështetës  të tjerë janë të shpërndarë në Perëndim si pjesë e diasporës iraniane.

Kishte një prani të fortë sigurie gjatë tubimit dhe marshimit përmes Bregut të Majtë të Parisit. Tubimi i përvitshëm i këtij grupi opozitar vitin e shkuar u bë shënjestër e një komploti të dyshuar me bombë, i cili u parandalua nga disa arrestime. Një diplomat iranian me bazë në Austri po mbahet në Belgjikë, ku policia ka gjetur material bombe në makinën e një çifti me origjinë iraniane.

“Për sa kohë që kemi të bëjmë me shtetin kryesor në sponsorizimin e terrorizmit, ekziston shqetësimi … Por kjo nuk do të na ndalë asnjëherë,” tha zëdhënësi i MEK, Shahin Gobadi. MEK përkrah përqasjen e ashpër të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit, dhe mbështet sanksionet amerikane mbi Iranin.

Njëri prej folësve, ish Senatori francez Jean-Pierre Michel  (Socialist), tha në një intervistë se “Nuk jam fanatik i z. Trump … por mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë në lidhje me Iranin.” Ai qortoi europianët për atë që ai e sheh si një përqasje më e butë ndaj Teheranit.

Ai lavdëroi MEK-un për faktin se udhëhiqet nga një grua e cila thotë se dëshiron demokracinë dhe ndarjen e fesë nga shteti në Iranin e së ardhmes, dhe shpreson që një ditë do ta vizitojë Teheranin së bashku me Rajavi-n, duke thënë, “Kjo gjë më mban gjallë.”

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.