• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 16 Gusht 2019, 17:06:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

ASHRAF III, DUKE U NGRITUR Nga HIRI: Opozita Iraniane Tmerron Sunduesit e Teheranit; Një Libër Mbi Raportin e Delegacionit Europian – Shkurt 2019  

 

Prezantim i një libri të ri nga Struan Stevenson

Ky raport i delegacionit europian kujton vuajtjet e disa mijëra burrave dhe grave, anëtarë të opozitës demokratike iraniane, Organizates Muxhahedine te Popullit të Iranit (PMOI ose MEK).

Ata kanë jetuar në mërgim në Kampin Ashraf dhe më vonë në kampin Liberty në Irak. Pas tërheqjes së ushtrisë amerikane, ata u lanë në mëshirën e Kryeministrit mizor iraken Nouri al-Maliki dhe të udhëheqësve të tij në Teheran. Më në fund, Shqipëria e vogël ra dakord që t’u ofronte një strehë të sigurtë në Tiranë.

Tashmë "Ashrafët" kanë një shtëpi dhe janë bërë miq me shqiptarët vendas. Guximi dhe qëndresa e tyre janë bërë pishtar shprese për 80 million qytetarët e vuajtur të Iranit të cilët shpresojnë e luten për çlirim nga shtypja dhe i shohin tani MEK-ët si lajmëtarët e një të ardhmeje me demokraci, drejtësi dhe paqe.

Autori vizitoi qendrën e opozitës iraniane, Ashraf III, së bashku me 2 Anëtarë të lartë të Parlamentit Europian, Tunne Kelam & Jaromir Stetina, dhe foli me banorët për të dëgjuar historitë e tyre si dhe për të vrojtuar progresin që kanë bërë në ndërtimin e shtëpisë së tyre të re.

Raporti rrëfen në detaje kaosin që ka pllakosur Iranin, duke çuar në një-vjetorin e kryengritjes mbarëkombëtare. Tregon se si regjimi klerikal ka reaguar me forcë brutale, duke vrarë, burgosur e frikësuar popullsinë iraniane, në vend që të përpiqej ta zgjidhte krizën. Raporti tregon se si mullahët kanë reaguar ndaj kërcënimit kundër regjimit të tyre duke përshkallëzuar sponsorizimin e terrorizmit ndërkombëtar dhe luftën kibernetike, si dhe një fushatë denigruese kundër opozitës kryesore të organizuar.

Raporti kritikon rëndë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme – Federica Mogherini – për përpjekjet e saj të vazhdueshme për ta shpërfillur abuzimin flagrant të të drejtave njerëzore që ndodh çdo ditë në Iran.

Për ta blerë librin, porositeni në Amazon:

https://www.amazon.com/dp/1527236935/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1549416893&sr=8-1&keyëords=9781527236936

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.