• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 17 Korrik 2019, 09:41:58.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Zëri i Iranit të Lirë, #UnëJamMeMaryamRajavi-n

 Mediat sociale kanë qenë një test i mirë për të vlerësuar opinionin publik. Ato u kanë shërbyer popullsive të shtypura si një platformë për të shprehur zemërimin dhe për të rezistuar kundër regjimeve tiranike në mbarë globin.

E njëjta gjë ka ndodhur në mediat sociale të Iranit. Sot në Twitter dhe Facebook, diaspora iraniane është mobilizuar. Opozita iraniane ka organizuar një seri demonstratash në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, si dhe e ka promovuar në mënyrë aktive “Tubimin FreeIran” (Irani i Lirë).

#FreeIran

Tubimi FreeIran zhvillohet çdo vit, rreth së njëjtës kohë. Me këtë rast, mbi 100,000 mbështetës të opozitës iraniane dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) mblidhen së bashku për të protestuar kundër diktaturës së dhunshme e barbare në Iran.

NCRI është e vetmja alternativë e arsyeshme demokratike ndaj diktaturës fetare që sundon Iranin. Presidentja e zgjedhur e saj, Maryam Rajavi, dhe “Plani i saj me Dhjetë Pika” përkufizon platformën politike të opozitës kryesore për një Iran demokratik të së ardhmes.

Tubimi sponsorizohet nga dhjetëra shoqata dhe grupe të të drejtave, të cilat mbështesin thirrjet e NCRI-së për një Iran të lirë, demokratik e jo-bërthamor, ku nuk do të ekzistojë dënimi kapital dhe liritë themelore e barazia gjinore do të jenë të garantuara.

Diaspora iraniane ka shpallur se do të zhvillojë demonstrata masive kundër regjimit iranian në:

Bruksel më 15 qershor 2019,

Uashington D.C. më 21 qershor 2019,

Berlin, më 6 korrik 2019,

Londër, më 27 korrik 2019

Një Diktaturë në Prag të Rrëzimit

Demonstratat vijnë në një kohë krizash paralizuese brenda Iranit. Përshkallëzimi i protestave kundër represionit të regjimit, keqmenaxhimit ekonomik, veprimtarive terroriste dhe sjelljes malinje në rajon e ka vënë regjimin nën një presion të jashtëzakonshëm.

Njëkohësisht, sanksionet ekonomike amerikane, sidomos ato kundër industrisë iraniane të naftës, e kanë paralizuar financiarisht regjimin dhe Gardën e tij Revolucionare (IRGC), duke përfshirë forcat Quds, që janë forca kryesore prapa veprimtarive terroriste të regjimit në Irak, Siri, Liban e Jemen.

Gjatë vitit të shkuar ka patur një ndryshim madhor në politikat ndërkombëtare për sa i përket diktaturës iraniane.

Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur për dekada të tëra një politikë paqësimi ndaj mullahëve në Iran, në përpjekje për të promovuar “të moderuarit” brenda regjimit. Por nën administratën Trump, SHBA e ka hedhur tej tashmë politikën e paqësimit. Pas zbulimit se nuk ka të moderuar brenda teokracisë që sundon Iranin, dhe pasi e kuptoi se vazhdimi i politikës së paqësimit vetëm sa do t’i trimëronte më shumë mullahët në krimet dhe ekspansionizmin e tyre, Amerika mori një qëndrim shumë më të rreptë ndaj diktaturës iraniane.

Sanksionet amerikane, të cilat kanë në shënjestër IRGC-në dhe organe të tjera ushtarake e represive të Iranit, kanë filluar të japin rezultate. Ato i kanë detyruar organizatat terroriste si Hezbollah të kërkojnë burime të tjera fondesh dhe kanë ndihmuar në reduktimin e ndikimit iranian në rajon.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.