• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 19 Korrik 2019, 13:35:09.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Sjellja Luftarake e Regjimit Iranian Duhet të Adresohet

 

Nga Sedighe Shahrokhi

Regjimi iranian ka disa dekada që nuk ndëshkohet për veprimtaritë e tij luftarake. Fatkeqësisht, Plani i Përbashkët Gjithpërfshirës i Veprimit (JCPOA), apo pakti bërthamor i 2015-ës me Iranin, siç njihet ndryshe, nuk ka bërë asgjë për ta adresuar këtë pikë.


Sidomos në Europë kritikohet shumë fushata e presionit maksimal që po zhvillon administrata Trump. Por vetes i bëjnë keq pasi shihni sa shumë sulme terroriste e vrasje ka organizuar regjimi iranian në tokën europiane vetëm në 2018-ën.

Ndërprerja e burimeve kryesore të të ardhurave të regjimit është një lëvizje e mençur, sidomos kur strategjia po funksionon ashtu si duhet. Irani nuk mundet më ta financojë grupin libanez Hezbollah ashtu siç bënte para kufizimeve të naftës, që do të thotë se veprimtaritë e këtyre lakenjve të dhunshëm janë frenuar.

Megjithatë, ajo që mungon nga pamja e përgjithshme është populli i Iranit dhe shqetësimet e dëshirat e tij. Për viktimat që kanë vuajtur më gjatë nga regjimi është mbushur kupa. Ata duan që vendi i tyre i madh të çlirohet nga sundimi i mullahëve dhe duan të kenë mundësinë ta gëzojnë lirinë, të drejtat e njeriut, dhe demokracinë. Zëri i tyre nuk po merret parasysh sa duhet nga liderët perëndimorë, por opozita kryesore po punon për ta ndryshuar këtë gjë.

Pas më pak se dy javësh, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) do të zhvillojë një seri demonstratash madhore në mbarë botën, duke përfshirë Brukselin, Londrën dhe Uashington D.C. gjatë javëve që vijojnë, dhe Rezistenca do të garantojë që zëri i popullit të Iranit të dëgjohet.

Do t’u bëhet thirrje liderëve të shteteve europiane që të marrin masa kundër regjimit që po kërcënon paqen dhe sigurinë në mbarë botën, dhe që të mos i shpërfillin zërat e popullit të Iranit.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.