• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Qeveria Britanike Duhet të Qëndrojë e Patundur Kundër Regjimit Iranian, ose do të Përballet me Përshkallëzimin e Konfliktit – Parlamentari Britanik

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe qeveria britanike duhet të “veprojnë tani” për të mos lejuar përshkallëzimin e një krize me regjimin iranian pas kapjes së një cisterne britanike më herët këtë muaj nga regjimi, ka këmbëngulur një Anëtar i Parlamentit Britanik.

Matthew Offord MP kërkoi që të merren masa urgjente kundër regjimit iranian, sipas Express të Britanisë.

Express.co.uk raportoi të dielën mbi marshimin e madh Free Iran në Londër, i cili u zhvillua në fundjavë nga mbështetësit e grupit kryesor demokratik të opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur ndryshe si Mujahedin-e Khalq (MEK).

Express shkruan: "Më 27 korrik, rreth 3,000 iranianë që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan një demonstratë në rrugët qendrore të Londrës, duke kërkuar sanksione gjithëpërfshirëse kundër regjimit të mullahëve."

Dr. Offord ishte një nga ligjvënësit dhe personalitetet e shumta që folën në këtë tubim të mbështetësve të MEK.

Përpara turmave të njerëzve që thërrisnin, ai tha: “Vendimi i fuqive botërore për t’i shkëputur të drejtat njerëzore dhe terrorizmin nga pakti bërthamor ishte një gabim dhe një mundësi e humbur.”

Përveç përkeqësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, regjimi në Iran akuzohet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe trajtim barbar – sidomos të të burgosurve, si në rastin e britanikes Nazanin Zaghari-Ratcliffe, shkruan The Express.

“E di se shumë prej kolegëve të mi nga të dyja partitë në të dyja Dhomat e Parlamentit janë dakord me këtë gjykim ndërkohë që përballemi me agresione gjithnjë e më të mëdha nga regjimi në Gjirin Persik, me kapjen e një cisterne britanike në shkelje të Ligjit Ndërkombëtar,” tha Dr. Offord.

“Përgjigjja jonë duhet të jetë e rreptë dhe të rezultojë në një politikë të rreptë e parimore ndaj regjimit, politikë e cila t’u kërkojë llogari liderëve të tij dhe IRGC-së për këto mizori.

“Mendoj se qeveria britanike duhet të veprojë tani për t’i etiketuar IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës si organizata terroriste në tërësinë e tyre, si përgjigje ndaj agresionit të Teheranit.”

Raporti i Express.co.uk shton:

Banderola e flamuj u shpalosën të shtunën teksa turmat rebele thërrisnin mesazhe kundër regjimit.

Mijëra njerëz zbritën në Sheshin Trafalgar, shumë prej të cilëve ishin të mërguar që ishin detyruar të arratiseshin nga shtëpitë e tyre për shkak të regjimit brutal e shtypës.

Ky tubim ishte thjesht një nga dhjetëra tubime që po mbahen në Europë e Uashington, ku protestuesit kërkojnë marrjen e masave për ta ndalur regjimin.

Por ndërkohë që tubimi zhvillohej në kryeqytetin britanik, Irani u tregua mospërfillës ndaj një iniciative diplomatike nga Omani për të ndërmjetësuar në konfliktin e lidhur me cisternën.

Admirali Ali Shamkhani, sekretar i Këshillti Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i tha diplomatit nga Omani: “Disa nga vendet e rajonit jo vetëm që e kanë hequr mundësinë e bisedimeve për shkak të lëvizjeve e sjelljeve të nxituara e arrogante, por e kanë shndërruar gjithashtu menaxhimin e krizave rajonale në një sfidë serioze.”

Ai shtoi se plani “ngatërrestar” i Britanisë për një iniciativë europiane për shoqërimin e cisternave në Gjirin Persik “nuk do të fitojë asgjë përveç rritjes së problemeve”.

Por protestuesit nuk u trazuan, pavarësisht kësaj mospërfilljeje.

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së Maryam Rajavi u bëri thirrje Britanisë dhe Europës që të mos “u paguajnë më haraç mullahëve” në një fjalim të projektuar në një ekran në Sheshin Trafalgar.

Ajo shtoi: “I nxisim Britaninë, Europën dhe të gjitha qeveritë që të mos bëjnë më lëshime për mullahët.

“Mos i ndihmoni të ulin sanksionet. Ngrihuni kundër tyre. Vendosini Korpusin e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe Gestapon e mullahëve (MOIS), zyrën e Khamenei-t dhe Hassan Rouhani-n në listën e terrorizmit.

“I bëj thirrje në mënyrë specifike qeverisë së re britanike që t’i mbështesë të drejtat e njeriut, konkretisht të drejtat njerëzore të shtypura të popullit të Iranit.

“U bëj thirrje që të marrin masa për dërgimin e një misioni ndërkombëtar të gjetjes së fakteve në Iran që të vizitojë burgjet e regjimit dhe të burgosurit politikë, veçanërisht gratë,” shtoi znj. Rajavi.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.