• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 22 Tetor 2019, 16:07:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

EDITORIAL: Hakmarrje ndaj MEK

Shkruar nga Shkrimtar i Stafit më 31 korrik 2019.

“Gjatë 40 viteve të fundit nuk ka ndodhur asgjë kundër regjimit tonë në të cilën MEK të mos ketë patur rolin kryesor.” Këto janë fjalët e Mostafa Pour-Mohammadi, ministrit të drejtësisë të regjimit iranian gjatë mandatit të parë të presidentit të mullahëve, Hassan Rouhani (i ashtu-quajtur i moderuar).

Në verën e vitit 1988, Pour-Mohammadi ishte pjesë e Komisionit të Vdekjes të Teheranit, i cili dha urdhër për ekzekutimin e 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë e mbështetës të Muxhahedinëve të Popullit (PMOI ose MEK) brenda pak javëve, bazuar në një fatëa të Khomeini-t.

Aktualisht këshilltar i Kryegjyqtarit të regjimit (Ebrahim Raisi, një tjetër anëtar i Komisionit të Vdekjes të Teheranit), Pour-Mohammadi i la mënjanë të gjitha konsideratat politike në një intervistë me revistën Mosalas më 24 korrik 2019. Pyetjes se pse i kishin ekzekutuar të burgosurit politikë që ishin duke vuajtur dënimet me burgim, ai iu përgjigj: “Kushdo që është në vijën e armikut është armik. Çfarë duhet të bëjmë me armikun? Duhet ta luftojmë armikun.” Ai kërcënoi MEK-ët: “Nuk ia kemi marrë ende hakun MEK-ëve. Do t’i diskutojmë këto çështje pasi t’i eliminojmë ata.” Ai e shtjelloi më tej: “E gjithë kjo çështje është e pavend dhe nuk meriton t’i kushtohet vëmendje. Por mendoj se sapo, dashtë Zoti, t’i heqim qafe MEK-ët, këto çështje do të bëhen më të qarta me më shumë detaje.”

Komentet e Pour-Mohammadi-t janë rrëfim i një të vërtete që është mbuluar për tre dekada nga mullahët, të cilët vazhdojnë ende të mos japin detaje për masakrën e 1988-ës, emrat e viktimave, numrin e tyre, vendvarrimet, etj. Nga ana tjetër, këto komente tregojnë nivelin e frikës që regjimi ka nga kërkesa e publikut për drejtësi lidhur me këtë krim kundër njerëzimit.

Komentet e vrasësit masiv shkaktuan një valë të fortë dënimi ndërkombëtar. Amnesty International tha në një deklaratë se komentet tronditëse të Pour-Mohammadi-t “sjellin qartësisht në vëmendje ndjenjën e pandëshkueshmërisë që gëzojnë zyrtarët e lartë të përfshirë në këto vrasje.”

Fakti që Pour-Mohammadi dhe shokët e tij janë përpjekur ta justifikojnë me kaq paturpërsi krimin e tyre kundër njerëzimit, është shenjë e një përpjekjeje të kotë përballë kërkesës së publikut për t’u kërkuar llogari autoriteteve të një regjimi që për katër dekada nuk ka sjellë asgjë tjetër veçse ekzekutim e burgosje për popullin iranian.

Në realitet, protestat e vazhdueshme anti-regjim në Iran së bashku me ndryshimin në rrethanat ndërkombëtare kundër regjimit dhe rritjen e mbështetjes ndërkombëtare për Rezistencën Iraniane, si dhe përhapja e veprimtarive të MEK brenda dhe jashtë Iranit, duke përfshirë kongresin pesë-ditor në Ashraf-3, kanë shkaktuar dëshpërim dhe dezertim mes forcave të regjimit të cilat kanë frikë për të ardhmen e tyre. Një nga qëllimet e Pour-Mohammadi-t është edhe t’ua ngrejë moralin atyre me komente të tilla kriminale.

Por mullahët nuk mund ta kthejnë kohën mbrapsht dhe, në izolimin e tyre të plotë ndërkombëtar e rajonal, nuk mund t’i shmangen përmbysjes së sigurtë.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.