• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian po Vdes; Është Koha të Mbështesim Opozitën – Ligjvënësi Irlandez

Regjimi Iranian është në ditët e fundit, dhe Europa duhet ta shikojë Rezistencën Iraniane si alternativën demokratike ndaj sundimit të mullahëve, argumenton ish-Ministri irlandez dhe ligjvënësi John Perry.

Në një artikull të shkruar për Eurasia Review më 29 gusht 2019, z. Perry vuri në dukje se regjimi i Iranit është "jashtëzakonisht jo-popullor si mes iranianëve, ashtu edhe mes vendeve të rajonit, dhe është sot kërcënimi më i madh ndaj prosperitetit të Iranit dhe ndaj stabilitetit dhe paqes në Lindjen e Mesme e në botë."

Regjimi iranian dhe Korpusi i Gardës së tij Revolucionare Islamike (IRGC) kanë shkelur sistematikisht të drejtat e njeriut, dhe kanë ndjekur penalisht, torturuar e vrarë iranianë të panumërt gjatë 40 viteve, shkruan z. Perry.

"Një shembull i qartë i kësaj është masakra e të burgosurve politikë në 1988-ën, në të cilën regjimi ekzekutoi mbi 30,000 të burgosur politikë, kryesisht mbështetës të MEK."

"Një faktor kyç që nuk ka marrë vëmendjen e duhur për një kohë të gjatë është opozita e organizuar iraniane. Mijëra iranianë zhvilluan së fundmi një tubim në Londër për t’ua kujtuar pjesëmarrësve në këtë debat, veçanërisht Europës, aspiratat demokratike të popullit iranian dhe të koalicionit të tij opozitar, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)."

"Grupi kryesor përbërës i NCRI-së, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), ka luajtur një rol madhor në organizimin dhe promovimin e një kryengritjeje mbarëkombëtare në fillim të vitit 2018."

Madje edhe Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei e ka pranuar se MEK e kishte “planifikuar për muaj të tërë” ta popullarizonte mesazhin e ndryshimit të regjimit, shkruan z. Perry.

  1. Perry vë në dukje se NCRI ka "mbëstetje të fortësi nga iranianët, ashtu edhe nga politikanët e parlamentarët nga SHBA, Kanadaja, Europa dhe bota arabe."

"Udhëheqësja progresive e saj Maryam Rajavi ka prezantuar një plan me 10 pika për të ardhmen e Iranit, i cili parashikon dhe garanton një Iran të lirë, demokratik, laik, jo-bërthamor dhe paqësor, me një sistem të pavarur drejtësie që respekton Deklaratën Universale të të Drejtave Njerëzore."

"E pashë këtë gjë nga afër kur mora pjesë në tubimin Liri për Iranin në Paris vitin e shkuar, në tubimet në Europë muajin e shkuar dhe në mbledhjen e këtij viti në Shqipëri, në shtëpinë e re të 3,000 anëtarëve të MEK-ut që kanë jetuar më parë në Irak nën kërcënimin e proksive militantë të Iranit."

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.