• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 14 Nentor 2019, 07:25:52.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mujahedin-e Khalq (MEK) Feston 55-Vjetorin e Themelimit

Maryam Rajavi: Liria dhe drejtësia janë reciprokisht të domosdoshme. Është e mundur të themelohet liria, drejtësia dhe barazia, dhe MEK është ngritur për ta realizuar këtë qëllim.

Të premten më 6 shtator 2019, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur gjithashtu si Mujahedin-e Khalq (MEK), festoi 55-vjetorin e themelimit të saj në shtëpinë e re, Ashraf 3, në Shqipëri. MEK zhvilloi një event më herët këtë javë me rastin e këtij përvjetori.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ishte e ftuar në këtë event, ku mbajti edhe një fjalim.

Në fjalimin e saj, të ndërprerë herë pas here nga një audiencë plot energji e pasion, znj. Rajavi bëri homazh për themeluesit e MEK-ut, Mohammad Hanifnejad, Saeed Mohsen, and Ali Asghar Badizadegan, të cilët u ekzekutuan 47 vite më parë më 25 maj 1972 nga regjimi kriminal i Shahut. Ajo tha, “Themelimi i MEK-ut shënon një rebelim në historinë e Iranit kundër asaj që nuk duhet të jetë; që nga fjalët për reformë e përshtatshmëri nga ata që marrin nën zotërim politikën, deri tek ideologjia reaksionare dhe gënjeshtrat e atyre që marrin nën zotërim fenë. Gjithashtu, rebelim e kryengritje për atë që duhet të jetë; nga liria tek drejtësia e barazia, për të cilat janë ngritur Njësitë e Rezistencës dhe Ushtria e Lirisë.”

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së shtoi, “PMOI/MEK ka fituar kaq shumë rëndësi në peizazhin politik të Iranit dhe në betejën për çlirim, gjë që do të kishte qenë e paimagjinueshme gjashtë dekada më parë. Që nga durimi i goditjes së madhe nga policia sekrete SAVAK e Shahut, tek mposhtja e tradhtisë së oportunistëve pseudo-të-majtë, dhe nga bllokimi i rrugës së Khomeini-t dhe përbindëshit të tiranisë fetare tek kundërvënia ndaj fondamentalizmit në rajon; nga epikat e krijuara në dhomat e torturës të Khomeini-t dhe masakra e 30,000 të burgosurve politikë, tek promovimi i alternativës demokratike të popullit iranian. Kjo aftësi për qëndresë ka bërë që PMOI/MEK të ngrihet shumë herë si feniks nga hiri i saj, duke ndërtuar gjithçka nga e para në raste të shumta e duke përparuar në lartësi të reja. Që nga kryengritja e 20 qershorit 1981 dhe themelimi i alternativës demokratike (NCRI) tek formimi i Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit, dhe nga periudha disa-dekadëshe e qëndresës në Ashraf (Irak) tek ndërtimi i një mijë Ashrafëve e njësive të Rezistencës në Iran.

Duke theksuar rolin e grave në udhëheqjen e MEK-ut, znj. Rajavi vuri në dukje se, “Gratë e kanë patur dhe vazhdojnë ta kenë timonin [e kësaj organizate] për më shumë se 30 vite të ekzistencës së saj 54-vjeçare… Dhe tani, ato janë replikuar në rangjet e Këshillit Qendror të PMOI/MEK, i cili përbëhet nga 1000 gra dhe ka për detyrë udhëheqjen e kësaj organizate, [dhe të cilit i bashkohet] një rresht i gjatë burrash, të çliruar nga zinxhirët ideologjikë dhe kultura e patriarkalizmit; dhe punojnë pa u lodhur e plot pasion për ta çliruar Iranin dhe për ta shpëtuar atë nga shkatërrimet e shkaktuara nga Shahu e Khomeini.”

Duke rikujtuar që “Shekulli i fundit në historinë e Iranit mund të përmblidhet në zhvendosjen e pushtetit mes katër despotëve dhe dy diktaturave të mbretërve e mullahëve, të cilët kanë qenë bashkëfajtorë në krijimin e një tiranie të egër,” ajo tha, “Në anën e kundërt të spektrit, lëvizja e popullit iranian doli në skenë me Revolucionin Kushtetues (1906), duke krijuar një ekuacion të ri në të cilin fati i Iranit nuk përcaktohej më nga despotët në pushtet, fuqitë kolonialiste dhe mullahët. Në vend të tyre, koalicioni i popullit iranian për të fituar lirinë dhe sovranitetin mori formë dhe u ngrit më këmbë. PMOI/MEK ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë progres revolucionar gjatë shekullit të kaluar. Historia e saj bën kronikën e forcimit të perspektivës së lirisë, sovranitetit popullor, drejtësisë dhe barazisë në Iran.”

Znj. Rajavi theksoi, “Liria dhe drejtësia janë reciprokisht të domosdoshme. Është e mundur të themelohet liria, drejtësia dhe barazia, dhe PMOI/MEK është ngritur për ta realizuar këtë qëllim,” duke shtuar, “Dua t’i jap siguri popullit të Iranit se PMOI/MEK ka aftësinë ta përmbysë regjimin duke u mbështetur tek njerëzit e vet. Ata e kanë aftësinë ta zëvendësojnë tiraninë fetare me liri, demokraci dhe me ndarjen e fesë nga shteti. Ata mund ta zëvendësojnë mosbesimin me besim, pasigurinë dhe frikën me siguri, dhe padrejtësinë me barazi.

Ata e kanë aftësinë ta udhëheqin Iranin drejt lirisë, begatisë dhe progresit.”

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.