• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mijëra Njerëz do të Marrin Pjesë në një Tubim në New York në Mbështetje të Ndryshimit të Regjimit nga Iranianët

Mijëra iraniano-amerikanë do të marrin pjesë në një tubim në mbështetje të ndryshimit demokratik në Iran, jashtë Kombeve të Bashkuara në New York të martën më 24 shtator 2019, në kohën e zhvillimit të seancës së përvitshme të Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Mbështetësit e grupit kryesor të opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), do t’i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë një politikë të rreptë përballë regjimit shtypës, teokratik e sponsorizues të terrorizmit që sundon Iranin.

Mes folësve të spikatur do të jetë edhe Senatori amerikan Joe Lieberman.

Sipas Organizatës së Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC), demonstruesit do të thonë se Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei dhe presidenti i tij Hassan Rouhani nuk e përfaqësojnë popullin iranian i cili ka thirrur “Vdekje Khamenei-t, Vdekje Rouhani-t” në kryengritjet mbarëkombëtare, duke kërkuar përmbysjen e regjimit të mullahëve dhe themelimin e demokracisë.

KUR: Të martën më 24 shtator 2019, 8:30 – 11:30 paradite
KU: Dag Hammarskjold Plaza (përballë OKB-së) Bulevardi i 2-të & Rruga e 47-të
SPONSORIZUAR NGA: Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC)

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.