• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Grupet e të Drejtave Nxisin OKB-në të Hetojë Masakrën ndaj Aktivistëve të MEK në 1988-ën

Grupet e të drejtave njerëzore i kanë bërë thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, të nisë një hetim të pavarur mbi masakrën e 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë, kryesisht të lidhur me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin e Khalq ose MEK), masakër e kryer nga regjimi iranian.

Kjo thirrje drejtuar kryetares së të drejtave njerëzore në OKB u bë nga organizata të shumta jo-qeveritare gjatë seancës së 42-të të Këshillit të të Drejtave Njerëzore në Gjenevë.

Aksionet e kryera nga OJQ-të përfshijnë fjalime në seancën plenare të Këshillit, kërkesa me shkrim dhe organizimin e eventeve rreth masakrës së 1988-ës.

Mbi 30,000 të burgosur politikë, kryesisht aktivistë e mbështetës të MEK, u masakruan në Iran në verën e 1988-ës.

Masakra u krye mbi bazën e një fatwa nga Khomeini, ku jepej urdhri për ekzekutimin e gjithë të burgosurve që vazhdonin të mbështesin MEK-un.

Për të mësuar më shumë rreth masakrës së 1988-ës ndaj anëtarëve të MEK dhe të burgosurve të tjerë politikë, vizitoni këtë faqe.

Për të mësuar më shumë rreth MEK, klikoni këtu.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.