• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Dy të Burgosur në Grevë Urie për të Protestuar Kundër Vendimeve Mesjetare të Gjykatës së Mullahëve në Orumiyeh

Ebrahim Sadeqi Hamedani, 60 vjeç, dhe djali i tij 22 vjeç, Salar Sadeqi Hamedani, kanë nisur grevë urie në protestë ndaj trajtimit çnjerëzor dhe dënimeve mesjetare të dhëna nga regjimi i mullahëve kundër tyre që nga 25 shtatori 2019. Në deklaratën e tij më 23 prill 2019, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)e pati raportuar arrestimin e tyre.

Gjykata e mullahëve nën kryesimin e Ebrahim Raisi-t, kryegjyqtarit mizor, i dënoi secilin prej dy të burgosurve politikë të arrestuar në mars 2019 me 16 vite burg.

Ata janë akuzuar për “anëtarësi në Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK)” dhe “propagandë kundër regjimit.” Në ditën e 9-të të grevës së tyre të urisë, ata kërkojnë të transferohen në Teheran.

Më 19 prill 2019, Mahmoud Alavi, Ministri i Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) i regjimit të mullahëve, tha: "Gjatë vitit të fundit janë eliminuar 116 ekipe të lidhura me PMOI/MEK."

Rezistenca Iraniane bën thirrje për aksion urgjent nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së (UNHRC) dhe raportuesit e OKB-së lidhur me të drejtat, Amnesty International e të gjitha organizatat e tjera të të drejtave njerëzore për t’i liruar të gjithë të burgosurit politikë, sidomos dy personat që janë në grevë urie, në Iran. Rezistenca Iraniane përsërit edhe një herë thirrjen e znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Rezistencës Iraniane, për themelimin e një misioni ndërkombëtar të gjetjes së fakteve, i cili t’i inspektojë burgjet e regjimit iranian dhe të takohet me të burgosurit politikë.    

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.