• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 05 Dhjetor 2019, 17:48:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Ligjvënësit Amerikanë Mbështesin Protestat në Iran

Ligjvënësit Amerikanë Mbështesin Protestat në Iran

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon të japë mesazhe solidariteti me protestat e Iranit dhe ta ngrejë zërin kundër shtypjes brutale ndaj protestuesve nga regjimi i Iranit.

Rep. Kevin McCarthy, lideri republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, tha: “Këtë javë, iranianët u ngritën kundër një qeverie shtypëse dhe dhanë një mesazh kumbues që u dëgjua në mbarë botën se nuk e zëvendëson asgjë lirinë.” 

“I drejtohem popullit të Iranit: Shtetet e Bashkuara ju kanë dëgjuar dhe qëndrojnë përkrah jush.” 

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit dhe Senatorja Hillary Clinton tha: “Raportet që flasin për shtypje të protestuesve, spitale të mbushura plot, dhe bllokim të internetit në Iran janë shumë shqetësuese. Kjo situatë kërkon hetime dhe marrjen e përgjegjësisë.” 

Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve: “Raportet që tregojnë se mbi 100 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë ngrenë shqetësime serioze. Të gjithë iranianët duhet të kenë mundësinë ta ngrenë zërin pa frikën e ndëshkimit. Irani duhet ta rikthejë menjëherë aksesin e plotë në internet dhe t’i lejojë të gjithë që të shprehen.”

Senatori amerikan Marco Rubio të premten mirëpriti vendimin e Thesarit të SHBA-së për të vënë sanksione mbi Ministrin iranian të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Mohammad Javad Azari Jahromi, “për rolin e tij në censurimin e internetit në një shkallë të gjerë nga regjimi iranian.” 

 “Populli iranian meriton më shumë teksa vazhdon të vuajë nën korrupsionin kriminal të regjimit, keqmenaxhimin e madh ekonomik, dhe abuzimet sistematike ndaj të drejtave njerëzore, përveçin mbështetjes për terroristët, për regjimin gjakatar të Assad, agresionit me raketa balistike, proliferimit bërthamor, dhe agresionit rajonal.” 

Senatori Bob Menendez, Anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha: “Ndërkohë që njerëzit bëjnë tubime paqësore në Lindjen e Mesme, këtë fundjavë në Iran, qeveritë duhet t’i respektojnë të drejtat e qytetarëve të tyre për të protestuar e për t’u shprehur.” 

Rep. Eliot Engel, Kryetar i Komitetit të Dhomës për Punët e Jashtme, tha: E dënoj përdorimin e dhunës nga regjimi iranian kundër protestuesve dhe mbylljen e internetit. Iranianët duhet të lejohen të protestojnë paqësisht dhe të komunikojnë lirshëm. 

Kryetari i Maxhorancës në Senatitn Amerikan, Mitch McConnell, tha: “dhjetëra mijëra iranianë po e ngrenë zërin në zemërim të drejtë për atë çfarë po ndodh me kushtet e tyre të jetesës dhe me vendin e tyre. Populli iranian po ndien dhimbjen e shkaktuar nga brutaliteti, egoizmi dhe ekstremizmi i klasës që e sundon atë.” 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.