• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 05 Dhjetor 2019, 17:48:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Letra e Laureatëve të Çmimit Nobel Drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Lidhur me Protestat e Iranit

Letra e Laureatëve të Çmimit Nobel Drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Lidhur me Protestat e Iranit

Shkruar nga Shkrimtar i Stafit më 01 dhjetor 2019.

Një grup laureatësh të Nobelit i kanë shkruar një letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ku theksojnë shtypjen që regjimi iranian po u bën protestave të Iranit. Më poshtë vijon teksti i letrës së tyre të përbashkët:

Letër e përbashkët e laureatëve të nobelit drejtuar sekretarit të përgjithshëm të kombeve të Bashkuara 

Shkëlqesisë së Tij, Antonio Guterres 

Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara 

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm, 

Ne, laureatët e çmimit Nobel që kemi nënshkruar këtë letër, duam të shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me masat e ashpra të ditëve të fundit mbi demonstruesit anti-regjim në Iran, dhe të dënojmë përdorimin nga ana e forcave të sigurisë të forcës letale kundër njerëzve të pafajshëm që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre.   

Protestat nisën më 15 nëntor kundër trefishimit të çmimit të gazolinës, por u shndërruan shpejt në një kryengritje mbarëkombëtare, në të cilën qindra mijëra iranianë, sidomos të rinjtë, ushtria e të papunëve, të uriturve e të varfërve, të zemëruar nga 40 vite represion, paaftësi, keqmenaxhim dhe korrupsion, kanë dalë nëpër rrugë, duke i sfiduar liderët e regjimit. Kjo kryengritje është përhapur në mbi njëqind e pesëdhjetë qytete. 

Amnesty International raporton se janë vrarë të paktën 200 qytetarë por shifra e vërtetë besohet se është më e lartë. Duke iu referuar shtypjes së organizuar mbi protestuesit nga regjimi, Amnesty shkruan, “zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë Liderin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, kanë nxjerrë deklarata ku i përshkruajnë protestuesit si ‘keqbërës’ dhe u japin forcave të sigurisë dritën jeshile për t’i shtypur demonstratat.”  

Në të njëjtën kohë, regjimi iranian e ka bllokuar internetin për të krijuar një mungesë të plotë të informacionit lidhur me shtypjen brutale.

Deri tani, 3,700 njerëz janë plagosur dhe të paktën 7,000 janë arrestuar. Mediat zyrtare iraniane kanë theksuar se ata që kanë udhëhequr protestat dhe janë arrestuar do të ekzekutohen me varje. Besohet gjerësisht se ky është pozicioni zyrtar i Ali Khamenei-t, Liderit Suprem. Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) ka bërë kërcënime të ngjashme në një deklaratë të vetën. 

Shumica prej nesh, në korrespondencat tona të mëparshme me paraardhësin tuaj, kemi shprehur mirënjohjen tonë për ndihmesën në shpëtimin e jetës së banorëve të Ashraf në Irak, të cilët, si anëtarë të opozitës ndaj regjimit iranian, janë sulmuar dhe vrarë brutalisht nga forcat e regjimit iranian. 

  1. Sekretar i Përgjithshëm, 

Përveç detyrimeve tona shkencore për të çuar përpara shkencën dhe përmirësuar jetën njerëzore, ne besojmë fort se e kemi për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut në mbarë globin. Prandaj, kërkojmë urgjentisht që Kombet e Bashkuara të ndërhyjnë menjëherë për të parandaluar kryerjen e mizorive të mëtejshme nga regjimi iranian kundër popullit të vet dhe sugjerojmë që pjesëtarët e OKB-së të mblidhen sa më shpejt të jetë e mundur për ta adresuar këtë krizë dhe për të ndërmarrë hapa për t’u kërkuar llogari personave përgjegjës. Për këtë arsye, kërkojmë që OKB të caktojë një komision shumëkombësh të gjetjes së fakteve, i cili të vizitojë Iranin dhe të kryejë një hetim të detajuar mbi situatën, dhe sidomos të marrë informacion mbi të vrarët, të plagosurit dhe të arrestuarit. 

Të gjithë ne që shqetësohemi për këtë duhet t’i japim mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë popullit të guximshëm të Iranit. 

Ata e meritojnë plotësisht këtë. 

Nënshkruesit: 

  • Profesor Richard Roberts, Çmimi Nobel, Mjekësi 1993, SHBA
  • Profesor Elias Corey, Çmimi Nobel, Kimi 1990, SHBA
  • Profesor Gerhard Ertl, Çmimi Nobel, Kimi 2007, Gjermani
  • Profesor John Lewis Hall, Çmimi Nobel, Fizikë 2005, SHBA
  • Profesor Oliver Hart, Çmimi Nobel, Ekonomi 2016, SHBA
  • Profesor Tim Hunt, Laureat i Nobel, Mjekësi (2001), Mbretëria e Bashkuar
  • Profesor Jerome Friedman, Çmimi Nobel,Fizikë 1986, SHBA 
  • Profesor Roger Guillemin, Çmimi Nobel, Mjekësi 1977, SHBA
  • ProfesorRoger D. Kornberg, Çmimi Nobel, Kimi 2006, SHBA 
  • Profesor John Polanyi, Çmimi Nobel, Kimi 1986, Kanada
  • Profesor John Mather, Çmimi Nobel, Fizikë 2006, SHBA
  • Profesor Dudley Herschbach, Çmimi Nobel, Kimi 1986,SHBA
  • Profesor Hamilton Smith, Çmimi Nobel, Mjekësi 1978, SHBA

Profesor Sheldon

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.