• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 05 Dhjetor 2019, 17:48:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

NCRI dhe MEK Zhvillojnë Tubim Madhor në Paris në Mbështetje të Protestave të Iranit

Tubim në Paris në mbështetje të protestave të Iranit 2 dhjetor

Në një tubim të madh të zhvilluar në Sheshin Trocadero të Parisit, komuniteti iranian në Francë shpalli mbështetjen e tij për protestat e Iranit të cilat e kanë tronditur atë vend që nga 15 nëntori. Një shtypje brutale mbi këtë kryengritje nga forcat e sigurisë të regjimit ka lënë të paktën 600 protestues të vdekur.

Mbështetësit e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), u shoqëruan edhe nga anëtarë të Asemblesë Kombëtare Franceze (Parlamenti Francez), anëtarë këshillesh e kryebashkiakë, si dhe personalitete që përfaqësonin rajone të ndryshme të Francës.

 

Një mesazh me video nga Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI, u transmetua në një ekran të madh në shesh.

Në fjalimin e saj, udhëheqësja e opozitës iraniane, znj. Maryam Rajavi, i bëri thirrje Francës të udhëheqë një iniciativë europiane për dërgimin e një misioni ndërkombëtar të gjetjes së fakteve në dhomat e torturës në Iran.

Znj. Rajavi pohoi se kryengritja e nëntorit tregoi se regjimi nuk është i aftë t’i kontrollojë dallgët e fuqishme të protestave e rebelimit shoqëror, dhe se populli iranian nuk do të dorëzohet kurrë.

Znj. Rajavi shprehu keqardhje për faktin që komuniteti ndërkombëtar nuk u është përgjigjur siç duhet krimeve kundër njerëzimit që po kryhen aktualisht në Iran.

 

Jean-Francois Legaret, Kryebashkiak i Distriktit të Parë të Parisit, tha se populli i shtypur i Iranit nuk ka shpëtim tjetër nga situata e tij përveç revoltës.

“I bëj thirrje Presidentit Emmanuel Macron që të marrë iniciativën e dërgimit të një komisioni të gjetjes së fakteve në Iran për të vizituar burgjet. BE duhet ta ndalë represionin e mullahëve kundër demokracisë,” pohoi Jacques Boutault, Kryebashkiak i Distriktit të 2-të të Parisit.

Disa anëtarë të komunitetit iranian, duke përfshirë anëtarë të NCRI-së, folën në këtë tubim.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.