• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Konferencë: Europës i duhet një politikë e fortë ndaj shkeljeve të të drejtave dhe luftënxitjes së Iranit

Personalitete europiane shprehin mbështetje për një politikë të fortë përkundrejt shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian dhe luftënxitjes së tij – Parlamenti Europian, Strasburg – 23 tetor 2019

Raportim nga PMOI/MEK

Strasburg, 23 tetor 2019—Disa Anëtarë të Parlamentit Europian, së bashku me personalitete të tjera nga Kontinenti i Gjelbër, morën pjesë në një konferencë në zyrat qendrore të Parlamentit Europian në Strasburg, ku bënë thirrje për një përqasje të fortë europiane përkundrejt shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian dhe luftënxitjes së tij.

Stampa Email

Dy të Burgosur në Grevë Urie për të Protestuar Kundër Vendimeve Mesjetare të Gjykatës së Mullahëve në Orumiyeh

Ebrahim Sadeqi Hamedani, 60 vjeç, dhe djali i tij 22 vjeç, Salar Sadeqi Hamedani, kanë nisur grevë urie në protestë ndaj trajtimit çnjerëzor dhe dënimeve mesjetare të dhëna nga regjimi i mullahëve kundër tyre që nga 25 shtatori 2019. Në deklaratën e tij më 23 prill 2019, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)e pati raportuar arrestimin e tyre.

Stampa Email

Grupet e të Drejtave Nxisin OKB-në të Hetojë Masakrën ndaj Aktivistëve të MEK në 1988-ën

Grupet e të drejtave njerëzore i kanë bërë thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, të nisë një hetim të pavarur mbi masakrën e 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë, kryesisht të lidhur me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin e Khalq ose MEK), masakër e kryer nga regjimi iranian.

Stampa Email

Tubim nga Mbështetësit e Opozitës Iraniane MEK, tek OKB në New York

Mijëra iraniano-amerikanë u grumbulluan jashtë Kombeve të Bashkuara në New York të martën më 24 shtator, për të dënuar praninë e Presidentit të regjimit iranian në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe për t’i dhënë jehonë zërit të miliona njerëzve në Iran të cilët kërkojnë ndryshim regjimi.

Stampa Email

Iran: Zjarrvënie ndaj fotografive të AIi Khamenei-t dhe bazave të IRGC-së dhe Bassij në 75 qytete

 

Në orët e para të së hënës më 16 shtator 2019, të rinj të rebeluar u vunë flakën billboard-eve gjigande të Liderit Suprem të regjimit iranian, Ali Khamenei, dhe bazave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe të Bassij në qytetet Karaj (në perëndim të kryeqytetit), Orumiyeh, Khoy e Makoo (në veri-perëndim), dhe Roudsar e Rezvanshahr (në veri).

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.