• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

 Miniraporti iranian i së hënës - 9 prill 2018

 

  • Telegrami do të filtrohet në Iran në më pak se 20 ditë

"Në një takim me Azari Jahromin, Ministri i Komunikacikoneve në Komisionin e Përbashkët për Sigurinë dhe Çështjet Ekonomike të të Dërguarve, u tha se me siguri, duke pasur parasysh shkallën e humbjeve të shkaktuara nga përdorimi i telegrameve në vend, telegrami do të filtrohet në më pak se 20 ditë", shkroi në Twitter deputeti i regjimit Mojtaba Zalnour.

  • Katër vetë nga forcat e regjimit iranian u vranë gjatë një sulmi në aeroportin e Homsit në Siri

Katër vetë u vranë të dielën gjatë një sulmi në aeroportin e Homsi në Siri, ku u vranë 14 vetë gjithsej, tha të hënën në orën 9.00 agjensia e lajmeve Fars, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare.

Sipas burimeve lokale, pjesa tjetër e të vrarëve ishin gjithashtu të forcave të ngarkuara nga regjimi i Iranit.

  • ISFAHAN, Iran, 9 prill 2018: Tubim proteste i fermerëve

Në Ishfahanin lindor, fermerët bënë protestë kundër mospagimit të “Të drejtave të ujit” që u takojnë. Protestuesit brohorisnin: “Kleri është gënjeshtar, edhe po të vdes, do ta fitoj të drejtën time të ujit dhe asnjë komb nuk ka parë padrejtësi më të madhe”.

  • TEHRAN, Iran. 8 prill 2018: Tubim proteste i kreditorëve të institutit financiar "Alborz"

Të dielën, më 8 prill 2018, një grup kreditorësh të plaçkitur të Institutit shtetëror të Zhvillimit Financiar “Alborz” bëri një tubim proteste kundër organizatës qendrore të kooperativës rurale të Iranit, në Rrugën Valiasr, në Teheran.

Tubimi u zhvillua nën një rrethim nga forcat e sigurisë.

Disa nga sloganet e protestuesve ishin: "Tetë muaj vrapuam, vetëm gënjeshtra dëgjuam", "Vdekje gënjeshtarit", “Një çikë më pak përvetësim, problemi ynë zgjidhet”, "Paratë tona të kursimeve janë vjedhur dhe grabitur", "Protestat do të vazhdojnë derisa të na kthehen paratë!”

Kreditorët e plaçkitur brohorisnin përballë forcave të sigurisë që synonin t'i shpërndanin: "Dëgjo vëllanë, jemi të plaçkitur, jo banditë!" "Turp, turp për forcat e sigurisë". (Video)

  • Rojet e kufirit iranian vrasin një kurd dhe plagosin një tjetër

ERBIL - Një i ri kurd nga Distrikti Kalar i Rajonit të Kurdistanit u vra të dielën në kufirin midis Rajonit të Kurdistanit dhe Iranit.

Një burim nga familja e viktimës tha për Bas News se Dijako Apo, 30 vjeç, u qëllua për vdekje nga forcat iraniane duke udhëtuar në zonat malore pranë fshatit të tij, në Provincën Sulaymaniyah.

Një mik i Dijakos, i cili po e shoqëronte, u plagos.

Viktimat u dërguan në Sarpol-Zahab, në anën iraniane. Burimi: Bas News

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.