• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Kuvendi për Lirinë e Iranit në Washington D.C

5 maj, 2018 – Delegacione nga më shumë se 40 shtete të SHBA u mblodhën në kuvendin për lirinë e Iranit në Washington D.C., kuvend i cili u mbajt nga Organizata e Komuniteteve te Iranianëve të Amerikës në SHBA.

Kryetari i bashkisë, Rudy Giuliani, ishte folësi kryesor në Kuvendin për Lirinë e Iranit dhe shprehu mbështetjen e tij për popullin e Iranit duke bërë thirrje për një Iran të Lirë; ai i kërkoi mediave amerikane të shkojnë në Paris dhe të marrin pjesë në Mbledhjen e Madhe të popullit të Iranit këtë verë.

Në një mesazh drejtuar Kuvendit të Lirisë së Iranianëve të Amerikës në Washington DC, anëtarja e Kongresit Sheila Jackson Lee (D-TX) shprehu mbështetje për Iranin e Lirë dhe tha: “Urime për Kuvendin e Lirisë së Iranit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë të vitit 2018!”

Anëtari i Kongresit Ted Poe i Teksasit tha “...Mesazhi juaj ashtu si edhe ai i njerëzve në Iran është një mesazh paqeje". "Ju doni demokraci në Iran, jo luftë apo shtypje...".

Bill Richardson, ish-guvernator i New Mexico dhe demokrat, mori fjalën dhe ofroi mbështetjen e tij per Ndryshimin e Regjimit në Iran, dhe për dëshirën e popullit të Iranit për një Iran të lirë, demokratik, dhe jo-bërthamor, i cili do të ishte në paqe me fqinjtë e tij.

Anëtari i Kongresit Eliot Engel (D-NY) u tha pjesëmarrësve në kuvend: "Ju lutem ta dini që keni miq dhe mbështetës në Kongresin e SHBA, të cilët janë të gatshëm të punojnë për paqen dhe stabilitetin në Iran...”

Dr. Daneshgari, një personalitet iranian i Amerikës, përshkroi në fjalimin e tij 40 vite të përvojës së tij personale me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe tha: "Unë kam trajtuar të sëmurët dhe të plagosurit e tyre dhe u kam dhënë para. Mund të dëshmoj që ata janë njerëzit më të sinqertë, më të përkushtuar dhe më modestë. Ata janë të përkushtuar ndaj fjalës së tyre dhe sakrifikojnë edhe jetën për qëllimin e tyre”.

Iranianët e Amerikës që ishin të pranishëm në Kuvendin për Lirinë e Iranit 2018 u bënë thirrje të gjithë iranianëve që e duan lirinë të jenë të pranishëm në FreeIran2018 (Irani i Lirë 2018) më 30 Qershor, Paris dhe të japin mbështetjen për Iranin e Lirë.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.