• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i të Shtunës për Iranin – 19 Maj, 2018

 

  • Kompanitë më të fundit europiane që ndikohen nga sanksionet

Grupi francez i gazit dhe energjisë Engie, firma polake e gazit PGNiG dhe kreditori gjerman DZ Bank ishin kompanitë më të fundit që thanë të premten se bizneset e tyre me Iranin do të ndikoheshin nga rivendosja e sanksioneve nga SHBA.

  • DZ Bank e Gjermanisë do të ndalë transaktionet me Iranin në korrik

Kreditori DZ Bank ka thënë të premten se do t’i pezullojë transaksionet financiare me Iranin në Korrik në vijim të tërheqjes së Presidentit të SHBA Donald Trump nga marrëveshja bërthamore me Teheranin.

“Ne do t’i pezullojmë plotësisht transaksionet e pagesave të jashtme të lidhura me Iranin duke filluar më 1 korrik,” tha një zëdhënës për DZ Bank, bazuar në Frankfurt, e cila është organizata përfshirëse e zinxhirit të bankave bashkëpunuese gjermane Raiffeisen-Volksbanken.

  • Pompeo do të parashtrojë Planin B për Iranin

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të japë një fjalim të hënën për Fondacionin e Trashëgimisë ku do të parashtrojë një “strategji gjithëpërfshirëse” për atë çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara, vendet europiane dhe të tjerët për të frenuar veprimtaritë bërthamore dhe jo-bërthamore të Iranit, kanë thënë zyrtarët.

“Na duhet një plan i ri veprimi që do të adresojë tërësinë e kërcënimeve të Iranit,” Brian Hook, një këshilltar i lartë i Pompeo u ka thënë reporterëve të premten. “Ne shohim një mundësi për të kundërshtuar dhe adresuar kërcënimet bërthamore të Iranit dhe për të krijuar një arkitekturë më të mirë mos-proliferimi dhe kërcënimi për Iranin dhe rajonin.

  • Protesta e Punëtorëve dhe Kontraktuesve të Linjës së Metrosë 3 në Teheran, Iran, Kundër Pagave të Prapambetura

Të enjten, më 17 maj, 2018, punëtorët e metrosë së Teheranit u mblodhën në protestë duke kërkuar rrogat e tyre të vonuara.

Linja 3 e Metrosë së Teheranit, më e gjata në Lindjen e Mesme, është 37 milje e gjatë. Ajo lehtëson transportin e 14 milion qytetarëve të Metropolit të Teheranit.

 

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.