• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 01 Qershor, 2018

 

  • GE Tërhiqet nga Puna në Iran

General Electric Co. po planifikon t’i japë fund shitjeve të naftës dhe pajisjeve të gazit natyror këtë vit në Iran, kanë thënë persona të familjarizuar me çështjen, duke ilustruar sesi tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore po ia mbyll derën mundësive për disa biznese amerikane në Iran.

GE kishte ambicje të mëdha në Iran pasi fuqitë botërore, duke përfshirë SHBA, ranë dakord të heqin shumë sanksione mbi Teheranin në 2016 në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit. Degët e huaja të GE po përgatisnin një shumë prej $150 milion në oferta për gazsjellës.

  • $59 Bilion i Kanë Ikur Iranit në Dy Vitet e Fundit

Më shuëm se $59 bilion i kanë ikur Iranit gjatë dy viteve të fundit, ka zbuluar Qendra e Kërkimit të Parlamentit Islamik.

Sipas IPRC, në vijim të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) apo marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore, më shumë biliona pritet t’i largohen Iranit në muajt e ardhshëm.

IRPC ka thënë gjithashtu se $59 bilion është një shifër e konsiderueshme në situatën financiare të Iranit, ka raportuar një faqe interneti e afërt me zëdhënësin e parlamentit, Khabar Online, të hënën, 28 maj.

  • Gratë marrin pjesë në protesta në Mashhad, Boukan

Gratë iraniane morën pjesë në protesta në Shiraz (në Iranin jugor), Boukan (në Iranin perëndimor), dhe Mashhad (në veri-lindje) më 29 dhe 30 maj, 2018.

Të mërkurën, më 30 maj, 2018, banorët e distriktit Masjid Yas në Boukan, në Kurdistanin Iranian, marshuan drejt Zyrës së Guvernatorit për të protestuar kundër ndërprerjes së ujit dhe gazit. Një numër i madh grash banore të këtij distrikti morën pjesë në mënyrë aktive në këtë marshim.

Në të njëjtën ditë, një grup grash dhe burrash të plaçkitur nga Instituti Afzal-e Tous në Mashhad, kryeqytet i Provincës Razavi Khorassan në veri-lindje të Iranit, protestuan jashtë Bankës Ayandeh në këtë qytet.

  • Viktimat e tërmetit detyrohen të dalin nga kampet sipas urdhrit të Guvernatorit

Dyzet familje që banonin në Kampet 2 dhe 3 të Shahd u detyruan të dalin nga këto kampe me urdhër të Guvernatorit të Sarpol-e Zahab. Në këtë mënyrë, gra dhe fëmijë janë bërë të pastrehë.

Të mërkurën, 30 maj, 2018, me urdhër të Guvernatorit të Sarpol-e Zahab, një nga rajonet që është goditur më fort nga tërmeti i nëntorit, uji dhe energjia elektrike në njësitë ku jetonin 40 familje në Kampet 2 dhe 3 të Shahed, u ndërprenë, dhe ata u detyruan të largohen nga kampet në muajin e Ramazanit.

  • Vajza 15 vjeçare mbetet e arrestuar pa udhër ligjor

Ma'edeh Shabani-Nejad, 15, e cila u arrestua në janar sepse kishte shkruar poezi nacionaliste dhe epike në arabisht, mbetet e arrestuar në Burgun Sepidar në Ahwaz, në Iranin jug-perëndimor, pasi familja e saj nuk e përballon pagesën e garancisë prej 350 milion touman që duhet për lirimin e saj.

Ajo u arrestua në shtëpinë e xhaxhait të saj në Ahwaz më 25 janar, 2018, nga Departamenti i Inteligjencës së IRGC dhe u transferua në qendren e paraburgimit të IRGC.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.