Rezistenca Jonë

KËSHILLI KOMBËTAR I REZISTENCËS SË IRANIT (KKRI)

 

Këshilli kombëtar i Rezistencës së Iranit, një koalicion I gjerë i organizatave demokratike iraniane duke përfshirë grupe dhe personalitete. Është themeluar  në vitin 1981 në Teheran, Iran, me iniciativën e Massoud Rajavi, lideri i Rezistencës Iraniane.

PARLIAMENT NË MËRGIM

NCRI (parlament në mërgim) një parlament pluralist dhe gjithë përfshirës i cili përbëhet shumë se 500 anëtarë, duke përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e minoriteteve etnike dhe fetare të tillë si: kurdët, baluchis, cifutët dhe zoroastrianët, që përfaqësojnë një spektër të gjerë të prirjeve politike në Iran. NCRI synonë të krijojë një republikë laike demokratike në Iran e cila bazohet në ndarjen e fesë nga shteti. Gratë përbëjnë 50 përqind të anëtarëve të këshillit. Janë pesë organizata të përfaqësuara nga NCRI, duke përfshirë Organizatën Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK) grupi më i madh dhe rezistent në Iran. Të gjithë anëtarët e Këshillit kanë një votë. Të gjitha vendimet miratohen me një shumicë të thjeshtë.

QEVERIA E PËRKOHSHME –GJASHTË MUJORE

25 këshillat e komitetit formojnë bazën për një gjeveri të përkohshme koalicioni pasi mullahët janë rrëzuar. Udhëheqësi I cdo komiteti është një personalitet I shquar politik I cili është ekpspert në këtë fushë. Qeveria e përkohshme do të jetë në pushtet vetëm për gjashtë muaj dhe përgjegjësia e tij kryesore është të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për legjislativën kombëtare  dhe  asamblenë kombëtare  si dhe për të transferuar pushtetin te përfaqësuesit e popullit Iranian.

PRESIDENTI I ZGJEDHUR

Maryam Rajavi është Presidente  e  sapozgjedhur i NCRI për peridhën në vijim.  Detyra e saj është të mbikqyrë transferimin paqësor të pushtetit te populli iranian pas rrëzimit të regjimit.

FRONTI I SOLIDARITETIT KOMBËTARË

Në nëntor të vitit 2002, NCRI miratoi një plan për të formuar Frontin kombëtarë të Solidaritetit për të përmbysur diktaturën fetare në Iran. Fronti përshinë të gjithë iranianët të cilët marrin pjesë në fushata për ndryshimin e regjimit dhe krijimin e një republike laike. Znj Rajavi, e përkufizoi frontin si “një reflektim I thellë demokratik i të gjithë popullit iranian, pavarsisht ideologjisë, fesë dhe përkatësisë etnike që tejkalon të gjitha interesat partiake dhe poltike.” Ajo tha se Fronti  “mishëron vendosmërinë e palëkundur të popullit Iranian për të përmbysur regjimin cnjerëzor të mullahëve.”

 

Platforma:

TË DREJTAT E NJERIUT

NCRI është e angazhuar të heqë dënimin me vdekje dhe i përmbahet Dehlaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të konventës përkatëse, duke përfshirë lirinë e shoqërimit, lirisë së mendimit dhe të shprehjes, mediat, partitë politike, sindikatat, këshillat, fetë dhe besimet, liria e profesionit, dhe parandalimi I cfardo shkele të të drejtave dhe lirive individuale dhe shoqërore.

WOMEN

NCRI njeh “të drejtën e grave për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur në të gjitha zgjedhjet, si dhe të drejtën e votës në të gjitha referendumet,” “të drejtën për punësim dhe në zgjedhjen e lirë të profesionit, si dhe të drejtën për të pasur mundësi punësimi në presidencë apo gjykatë” , “e drejta për të zgjedhur lirisht veshjen dhe të mbuluarit” “e drejta për të përdorur, pa diskriminim, të gjitha burimet mësimore, edukative, sportive dhe artistike; të drejtën për të marrë pjesë në të gjitha garat atletike dhe aktivitetet artistike”

EKONOMIA

Këshilli pranon kapitalizmin kombëtarë dhe të ekonomisë të tregut, të pronës pivate dhe investimet. Ai thekson nevojën për të shfrytëzuar të gjitha arritjet e fundit shkencore dhe teknologjike dhe konsideron marrëdhëniet me botën e industrializuar si të nevojshme për të rindërtuar ekonominë e Iranit.

LIRIA FETARE

NCRI beson në ndarjen e fesë nga shteti. Në bazë të ratifikimit, “të gjitha format e diskriminimit ndaj pasuesve të feve të ndryshme dhe në gëzimin e të drejtave të tyre individuale dhe sociale janë të ndaluara. Asnjë qytetar nuk duhet të gëzojë privilegje apo të jetë subject I ndonjë privimi për shkak të zgjedhjes që mund të bëjë në votim, punësim, arsimim për shkak të besimit apo mos besimit në fe apo sekt të vecantë.”

PAKICAT KOMBËTARE

NCRI njeh të drejtat e të gjitha pakicave etnike dhe kombëtare. Ajo ka miratuar një plan për autonominë e Kurdistanit iranian, duke specifikuar se “administrata e të gjitha çështjeve të rajonit autonom të Kurdistanit,” me përjashtim të atyre që lidhen me politikën e jashtme, mbrojtjen kombëtare, sigurinë kombëtare, tregtinë e jashtme dhe doganat, “duke përfshirë autoritetin e institucioneve të pavarura. “

MARDHËNIET NDËRKOMBËTARE

Politika e jashtme e Këshillit është  bazuar në pavarësinë, respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, konventat dhe traktatet ndërkombëtare, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal dhe mos ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.NCRI mbështet procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe është e angazhuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes dhe qetësisë në rajon dhe dënon çdo agresion dhe ekspansionizëm. Këshilli kundërshton përhapjen e bombave bërthamore, raketat balistike, dhe prodhimin e armëve për shkatërrimin në masë.