• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 12 Nentor 2019, 21:51:49.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

STRUKTURA

NCRI ka një sekretariat me qendër në paris, i kryesuar nga Mahnaz Salimian (Sekretar i lartë i NCRI). Abolghasem Rezai është zëvendës sekretar i lartë i NCRI. NCRI përbëhet nga pesë sekretarë. Sekretariati organizon mbledhjet e NCRI, zhvillon komunikime të vazhdueshme me anëtarët si dhe kryen të gjitha detyrat administrative.

NCRI është i përbërë nga 25 komisione të cilat veprojnë si ministri hije. Komitetet janë përgjegjës për hulumtim të ekspertëve dhe planifikimin për Iranin në një të ardhmen.

Maryam Rajavi është Presidente e sapozgjedhur i NCRI për periudhën në vijim. Mandati i saj saj presidencial do të përfundojë pas ratifikimit të kushtetutës së re në Asamblenë Kushtetuese dhe zgjedhjen e një presidenti të ri për Iranin.

Organi vendimmarrës i NCRI, është asambleja e NCRI. Përveç takimeve normale, NCRI mban mbledhje të jashtëzakonshme '' si të nevojshme. Përveç kësaj, Sekretariati i NCRI thërret takime joformale javore për diskutim mbi çështjet aktuale politike në të cilën anëtarët e interesuar të pranishëm në Paris mund të marrin pjesë. Takimet e kryetarët e komisioneve bëhet sipas nevojës dhe kryesohet nga Znj. Rajavi.

NCRI aktualisht mban zyrat përfaqësuese në shumë vende evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara. Këto zyra janë në kontakt me qeveritë kombëtare dhe lokale, parlamenteve, OJQ-të dhe gjithashtu të diasporës iraniane në atë vend. Anëtarët e NCRI banojnë në vende të ndryshme, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Anëtarët, përveç angazhimeve personale dhe profesionale, marrin pjesë në politikë, aktivitete kulturore, dhe aktivitetet jashtëshkollore të cilat nuk mund të lidhen me NCRI. Të gjithë anëtarët janë të angazhuar për planet e NCRI-së dhe rezolutat.

 

KOMISIONET E (KKRI-së)

Disa komisione të NCRI-së që kanë veprimtari të tjera përveç hulumtimit janë si vijon:
Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme: Mbanë kontakte me parlamentarët, personalitete politike, grupet e ekspertëve, organet e OKB-së, OJQ-të dhe organizatat e të drejtave të njeriut në të gjithë botën, si dhe me zyrtarët përkatës të qeverisë në Evropë, SHBA, dhe në botën arabe.Komiteti publikon dokumente të shumta për situatën dhe zhvillimet e reja në Iran, në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe arabisht.

Komiteti i Grave: Punon gjerësisht me gra iraniane jashtë vendit dhe mban një kontakt të përhershëm me femrat brenda Iranit. Komiteti i Gruas është i përfshirë në mënyrë aktive me organizatat për të drejtat e shumë grave dhe OJQ-ve te diasporës iraniane.Komiteti është një burim i madh i shumë informacionave të marra nga brenda Iranit në lidhje me gratë. Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe konferencave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale mbi çështjet e grave, si dhe angazhimet në një luftë të pamëshirshme kundër mizogjinise të regjimit iranian, janë pjesë e aktiviteteve të anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të komitetit.

Komisioni dhe kërkimet strategjiketë mbrojtjes : Ky komitet ndjek nga afër aktivitetet ushtarake të regjimit, sistemin udhëzues të armëve vetëlëvizëse, raketave bërthamore dhe balistike, si dhe aspekte të tjera të programit ushtarak të regjimit. Puna është bërë në kontakt të ngushtë me rrjetin PMOI brenda Iranit nëpërmjet të cilëve është mbledhur informacioni i vlefshëm. Puna e komitetit ka mundësuar në zbulimin rreth aktiviteteve bërthamore dhe balistike të regjimit raketave.

Komiteti i hulumtimit Politik: Komiteti hulumton gjendjen e saktë të çështjeve dhe aktiviteteve të brendshme të regjimit iranian. Si pjesë e detyrave të këtij komiteti janë studimi i zhvillimeve të brendshëm, trazirat sociale, si dhe tendencat. Komiteti, merr në konsideratë vlerësimin e studimeve të ndryshme dhe hulumtimet në lidhje me Iranin, përgatit raporte të brendshme, duke përdorur burime të ndryshme brenda rrjetit PMOI, brenda vendit. Rezultatet e këtyre studimeve diskutohen në takimet e NCRI si dhe përdoren për të vlerësuar politikat dhe qëndrimet e mbajtura.

Komisioni i Sigurisë dhe Antiterrorrizmit: Përgjegjësia kryesore e komitetit është për t'iu kundërvënë terrorizmit dhe përpjekjeve për të minuar rezistencën. Kjo ka qenë një nga aspektet kryesore të punës së komitetit gjatë dy dekadave të fundit. Gjatë viteve të fundit, regjimi iranian ka bërë përpjekje të mëdha për të depertuar dhe minuar NCRI dhe PMOI, me anë të përhapjeve dezinformatave nëpër faqet e internetit duke u ushqyer nga Ministria e regjimit të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS). Kjo luftë kibernetike është aktuale dhe e vazhdueshme. Komiteti, në bashkëpunim me rrjetin PMOI brenda vendit dhe të komiteteve të tjera NCRI, është burimi i shumë zbulimeve rreth aktiviteteve terroriste të regjimit iranian në rajon, ndërhyrja e saj në vende të tjera, veçanërisht në Irak, dhe zbulimeve të regjimit (MOIS).

Komiteti Arit dhe Kulturës: Që në fillimet e komitetit në fillim të viteve 1990, një numër i madh i artistëve iranianë kanë bashkuar NCRI dhe shumë prej tyre kanë bashkëpunuar për të pasuruar kulturën historike dhe artet e Iranit. Puna në bashkëpunim me shoqëritë e ndryshme iraniane në mbajtjen e tubimeve kulturore, koncerteve dhe programeve artistike janë disa nga aktivitetet e komitetit. Një pjesë e detyrave të komitetit përfshinë dhe vlerësimin e situatës së artistëve dhe shkrimtarëve nën sundimin e mullahëve si edhe punë të tjera ekspertimi për Iranin në të ardhmen.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.