Sunday, March 29, 2020

Shoqata e miqësisë shqiptaro- muxhahedine

Deklarata e Objektivave

Shoqata e miqësisë shqiptaro- muxhahedine

Shqipëria ka baza të përbashkëta kulturore me Iranin më shumë se çdo vend në Evropë. Kjo mund të jetë një konsideratë e rëndësishme për krijimin e lidhjeve ndërmjet dy kombeve. Për fat të keq, diktatura iraniane dhe sektarizmi fetar që janë kundër frymës së tolerancës dhe pluralizmit fetar të Shqipërisë, janë një pengesë serioze në marrëdhëniet tona.

Megjithatë, opozita iraniane dhe Rezistenca e udhëhequr nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI) po përkrahin tolerancën dhe vlerat demokratike, që ne si shqiptarë i kemi mbrojtur gjithmonë.

Populli dhe qeveritë e njëpasnjëshme të Shqipërisë i mirëpritën anëtarët e PMOI-së si banorë të kampit Liberty nga Iraku në Shqipëri. Shoqata e miqësisë shqiptaro-muxhahedine do të marrë masa për të siguruar të drejtat e refugjatëve iranianë, anëtarë të PMOI-së, në Shqipëri.

 

Shoqata

1. Do të vazhdojë të informojë popullin dhe autoritetet shqiptare lidhur me situatën e të Drejtave të Njeriut në Iran dhe refugjatët iranianë, anëtarët e PMOI-së në Shqipëri, dhe mbron të drejtat e tyre individuale dhe sociale dhe përmirësimin e situatës së tyre.

2. Shoqata mbështet planin me dhjetë pika të zj. Maryam Rajavi për të ardhmen e Iranit, që ka për qëllim krijimin e një republike demokratike dhe ushtrimin e të drejtave të njeriut, të drejta të barabarta për gratë, ndarjen e fesë nga shteti dhe një Iran jo-bërthamor.