• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Përbindëshi i varfërisë dhe urisë që gëlltit Iranin

NCRI - Irani po gëlltitet nga përbindëshi i varfërisë dhe urisë, një tablo e vërtetë që tregon realitetin e varfërisë së thellë që ka prekur shumicën e popullsisë iraniane dhe një fakt që edhe zyrtarët e regjimit dhe mediat e kanë pranuar pjesërisht megjithë përpjekjet që kanë bërë për ta mohuar atë me të dhënat e tyre të manipuluara.

Shifrat që ekonomistët e regjimit, zyrtarët dhe mediat publikojnë mbi shtrirjen dhe intensitetin e varfërisë, papunësinë, hendekun mes të pasurve dhe të varfërve dhe dëmet shoqërore që rezultojnë nga ajo, si banimi në lagjet e varfëra, mungesa e strehimit, shitja e foshnjave dhe organeve të trupit, prostitucioni, uria etj. janë me të vërtetë tronditëse dhe të frikshme.

Duke treguar përhapjen e varfërisë absolute në vend, ekonomisti i regjimit, Hossein Raghfar, thotë "sipas studimeve tona gjatë viteve të fundit, 33 për qind e popullsisë së vendit është e prekur nga varfëria absolute, ndërsa një tjetër gjashtë për qind, afër pesë milionë , po vuajnë nga uria. "

"Studimet tona tregojnë se gjashtë përqind e popullsisë së vendit, pothuajse pesë milionë njerëz, nuk mund të përballojnë kërkesat e tyre ushqimore, një fazë që i referohemi si 'linja e urisë', që do të thotë që të ardhurat e familjes nuk janë të mjaftueshme për përmbushjen e kërkesave të tyre ushqimore. Përveç kësaj, nuk është vetëm kostoja e ushqimit me të cilën ballafaqohen familjet, por ka edhe kërkesa të tjera, të tilla si transporti, veshja dhe shpenzimet e strehimit që familjet duhet të paguajnë ".

I ballafaquar me këtë realitet të hidhur, populli iranian e urren jashtëzakonisht regjimin dhe synon ta rrëzojë atë, siç e kanë treguar tashmë në sloganet e tyre gjatë kryengritjes së fundit në nivel kombëtar.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.