• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Rrënjët e Fenomenit ‘Kolbar’ dhe Si e Trajton Atë Regjimi i Iranit

Me sa duket ekziston një lidhje midis vendndodhjeve gjeografike dhe niveleve të vëzhguara të varfërisë në Iran.

Statistikat tregojnë se provincat e kufirit kanë përqindjen më të lartë të papunësisë në këtë vend.

Varësia nga droga, divorci, dhe probleme të tjera shoqërore janë gjithashtu shumë prevalente në këto zona; gjë që reflekton strukturën e padrejtë dhe të gabuar që i qeveris ato.

Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë në këto provinca, mungesa e vëmendjes ndaj potencialit të tyre ekonomik, si dhe menaxhimi jo-efektiv, janë disa nga shkaqet e zhvillimit të tyre të ulët.

Shumë banorë të Kurdistanit, Kermanshahut, dhe Azerbaixhanit Perëndimor mezi i plotësojnë nevojat e tyre bazë; si rezultat, shumë prej tyre, të rinj e të vjetër, detyrohen të merren me ‘Kolbari’ (me fjalë të tjera, mbajtjen e mallrave të rënda, mbi kuaj ose mbi shpinën e tyre) nëpër male, toka qendrore, dhe lumenj të vrullshëm; duke rrezikuar kështu humbjen e jetës.

Ka gati 80000 ‘Kolbar’ aktualisht në Iran. Duke marrë në konsideratë edhe familjarët e tyre, afërsisht 400000 njerëz janë të përfshirë në punën ‘Kolbar’; miliona biznese, dyqane, dhe sektorë, ndikohen gjithashtu prej tyre, në mënyrë direkte dhe indirekte.

Çdo vit, me dhjetra ‘Kolbar’ qëllohen për vdekje ose plagosen nga forcat e sigurisë së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike. Sipas raporteve të fundit, 4 ‘Kolbar’ janë qëlluar për vdekje dhe 7 janë plagosur, në vetëm 10 ditët e fundit (nga 21 – 31 maj 2018).

Në ndjekjen e çështjeve ‘Kolbari’ nga regjimi, janë dhënë disa rekomandime; si për shembull, krijimi i  ‘zonave të lira’ përgjatë kufijve, duke siguruar ‘Kolbarët’, dhe duke i ofruar ulje të veçanta doganore, në mënyrë që të nxiten dhe të drejtohen tek kufijtë e ligjshëm të vendit... megjithatë, asgjë e dobishme nuk ka dalë nga këto diskutime; në fakt, ‘kolbarët’ përballen tani me edhe më shumë sfida, si bllokimi i shumë shtigjeve.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.