• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Artizanët e Iranit Janë në Prag të Zhdukjes

Për shkak të importeve të shfrenuara në Iran, artizanët janë tashmë në prag të zhdukjes; si rezultat, shumë zejtarë po ndikohen gjithashtu negativisht dhe po falimentojnë krejt.

Në një intervistë me televizionin e regjimit, një zejtar nga Isfahani tha: “Kam qenë gdhendës; por nuk i shes më artikujt e mi pasi nuk më sjellin më fitim”.

Kjo nuk ka qenë kurrë problem në të shkuarën; që nga dinastia Safavid, gdhendja dhe emalimi (njohur gjithashtu si “Minakari”) i Isfahanit, kanë lulëzuar në Iran; produktet e brendshme kanë qenë gjithmonë shumë popullore, veçanërisht për turistët, dhe shiteshin në sasi të mëdha brenda dhe jashtë vendit.

Një nga arsyet e këtij problemi aktual është se regjimi po e tejngop tregun me importe nga artizanët kinezë, deri në pikën sa produktet kineze gjenden në sasi shumë më të mëdha sesa produktet vendase.

Mehdi Mir Mohammadi, një zejtar 43 vjeç nga Isfahani i cili është marrë me Minakari për gati 20 vjet, komenton: “Isfahani është kryeqyteti i artit në Iran pasi prodhon mbi 70% të artizanatit të vendit; atëherë, pse po shiten mallrat kineze këtu?”

Ai shton: “kemi bërë shumë ankesa; por ato bien në veshë të shurdhër”.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.