• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 07:42:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Në Iran Mungojnë 150,000 Infermierë Ndërkohë që Punonjësit e Shëndetësisë Largohen nga Vendi

Kreu i Organizatës së Infermierëve të Iranit e pranoi të mërkurën më 7 gusht 2019, se Irani po përballet me një mungesë prej 150,000 infermierësh për shkak të emigrimit të infermierëve iranianë

Arsyeja pse infermierët largohen nga vendi, sipas zyrtarit, është rroga e vogël në Iran, duke shtuar, "Emigrimi i infermierëve nga Irani po rritet çdo ditë pasi infermierët iranianë mirëpriten në vendet e huaja."

"Po përpiqemi t’i japim shpresë 60,000 studentëve të infermierisë, por duhet të vëmë në dukje se, nëse infermierët tanë marrin $250 [në muaj] në Iran, vendet arabe u japin $2,500," shtoi Asghar Dalvandi. Fjalët e tij janë publikuar nga Agjensia e Lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare të regjimit.

Më 30 maj 2018, Sharifi Moqaddam tha për agjensinë shtetërore të lajmeve ILNA: “Në të gjithë botën ofrohen stimuj për punë kaq stresuese. Një nga arsyet pse infermierët iranianë vendosin të largohen nga vendi për të punuar jashtë pavarësisht se u duhet të durojnë të qenit larg nga shtëpia e familja, është se nuk marrin vëmendjen që meritojnë.”

“Ajo që i irriton infermierët është diskriminimi,” pohoi Sharifi-Moghadam, duke shtuar “kur infermierët bëhen subjekt i një diskriminimi kaq të madh, ata parapëlqejnë ta lënë punën dhe të rrinë në shtëpi. Ja përse numri i infermierëve që e kanë lënë punën është më i lartë se numri i atyre që emigrojnë jashtë vendit.”

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.