Friday, May 27, 2022

52 të Rinj Arrestohen për Pjesëmarrje në një Party të të Dyja Gjinive Iran

Forcat represive të sigurisë të regjimit iranian kanë arrestuar 52 persona, kryesisht të rinj e të reja në një “party nate” në qytetin verior Sari, sipas medias shtetërore.

Agjensia e lajmeve Fars, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit, raportoi të shtunën se 29 burra e 23 gra ishin arrestuar për shkak se kishin “pamje jashtëzakonisht të papërshtatshme.”

Raporti shton se 10 persona të tjerë janë arrestuar javën e shkuar në një dasëm në qytetin Juybar për shkaqe të ngjashme. Gjithashtu, është mbyllur salla ku po zhvillohej party.

Mësymjet nga të ashtu-quajturat ‘patrulla kundër vesit’ ndaj mbrëmjeve të organizuara privatisht, ndodhin rëndom në Iran.

Gjatë tre viteve të fundit, pasi Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei paralajmëroi për “dëmet shoqërore,” forcat e sigurisë së shtetit kanë ndërhyrë rregullisht në mbrëmje familjare, përfshirë dasma e festa ditëlindjesh.