Thursday, March 28, 2024

Agjentët e Inteligjencës të regjimit të Iranit, vrasin një të burgosur nën torturë

E martë, 30 maj 2017

NCRI – Sipas njoftimeve, agjentët e Ministrisë së Inteligjencës të Iranit vranë një të burgosur nën torturën në departamentin e inteligjencës të Karajit.

Diyako Hashemi, 24 vjeçar dhe i lindur në qytetin e Ravansarit (Irani perëndimor), jetonte në Karaj, në perëndim të Teheranit.

Hashemi kishte shkuar në Finlandë në vitin 2011 dhe kohët e fundit ishte kthyer në Iran për të vizituar babain e sëmurë.

Raportet tregojnë se inteligjenca iraniane njoftoi familjen e tij më 25 maj për të marrë trupin e tij dhe për ta varrosur po atë ditë.

Inteligjenca e Iranit nuk lejoi transferimin e trupit të Hashemit në vendlindjen e tij në Ravansar dhe familja u detyrua ta varroste njeriun e saj të dashur në Karaj.

Ministria e inteligjencës e detyroi babanë e tij, Amir Hashemin, të premtonte se nuk do të informonte mediat.