Friday, December 3, 2021

Amnesty International: E burgosura politike e Iranit kërcënohet me dënim burgimi të gjatë ngase është ankuar për masakrën e vitin 1988

E martë, 23 maj 2017

Amnesty International ka publikuar të hënën një njoftim të përditësuar të Veprimit Urgjent për një të burgosur politike iraniane e cila kërcënohet me një dënim burgimi të gjatë ngase ka kërkuar drejtësi për ekzekutimin e paligjshëm të vëllezërve të saj në masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë në Iran.

Amnesty vuri në dukje se e burgosura e ndërgjegjes Maryam Akbari Monfared ishte kërcënuar me një periudhë shtesë trevjeçare dhe me mërgim në një burg të largët. Kjo si ndëshkim për letrat e saj të hapura që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për vëllezërit dhe motrat e saj të ekzekutuar në rrugë jashtëgjyqësore në vitin 1988. Ajo është mbajtur në burgun e Evin të Teheranit që nga viti 2009 duke vuajtur dënimin prej 15 vjetësh.

Burimi i Maryam Akbar Monfaredit ka thënë se gjatë seancës së saj gjyqësore, gjyqtari i tha se po paguante për aktivitetet e të afërmve të saj me Organizatën Popullore Mojahedin të Iranit, një grup opozitar i ndaluar, që përkrah përmbysjen e qeverisë iraniane.

Motra e Maryam Akbari Monfaredit, Roghayehi, dhe vëllai, Abdolreza, ishin midis disa mijëra të burgosurve politikë të cilët u izoluan nga bota e jashtme në korrik të vitit 1988 dhe më pas u ekzekutuan në fshehtësi dhe pa gjyq.