Monday, July 4, 2022

Amnesty International: Rritet frika mbi sigurinë e protestuesve të Iranit

NCRI – Disa prej të arrestuarve për pjesëmarrje në protestat e Iranit po torturohen dhe vriten nën arrest, sipas të burgosurve të sapo lëshuar dhe familjeve të atyre që ende mbahen pa akuza.

Në një tubim jashtë burgut famëkeq Evin të Iranit, aktivisti Amir tha: “Njerëzit brenda janë duke u torturuar, ndoshta torturuar deri në vdekje”.

Një mik i tij u lirua pas një jave burgimi dhe tani është fshehur për shkak të frikës për sigurinë e familjes së tij. Miku, i cili ishte rrahur keqas gjatë kohës së paraburgimit, i tha Amirit se 400-500 veta i detyruan të futeshin në dhoma me kapacitet për 120 persona, të privuar nga gjumi dhe ushqimi dhe shumë më tepër.

Ka raporte të tjera që vetëvrasjet e dyshuara të të burgosurve Sina Qanbari, Vahid Heidari dhe Ashkan Absavaran janë rezultat i abuzimit nga autoritetet e regjimit, veçanërisht duke qenë se të burgosurit janë të privuar nga sendet që mund të përdornin për të varur veten.

Amnesty International ka bërë thirrje për hetime të plota mbi të paktën pesë vdekje të raportuara  gjatë paraburgimit gjatë protestave, duke denoncuar “velin e sekretit dhe mungesën e transparencës mbi atë që u ndodhi këtyre të burgosurve”, sidomos duke pasur parasysh kërcënimin e të afërmve të të burgosurve.

Magdalena Mughrabi, zëvendësdrejtore e Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha: “Ka kohë që dokumentojmë kushtet e ankthit në qendrat e paraburgimit në Iran, duke përfshirë përdorimin e torturës. Ata që dyshohet se kanë ndonjë përgjegjësi për këto vdekje duhet të pezullohen nga detyrat e tyre dhe të ndiqen penalisht në procedura që respektojnë standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë dhe pa përdorur dënimin me vdekje “.

Regjimi gjithashtu po i detyron të paraburgosurit të bëjnë deklarata para kamerave se ata janë duke u trajtuar mirë.