Thursday, August 6, 2020

Amnistia Ndërkombëtare: 23 fëmijë të vrarë nga Forcat e Sigurisë së Regjimit Gjatë Nëntorit të Protestave në Iran

Të paktën 23 fëmijë janë vrarë nga forcat e sigurisë në protestat e nëntorit në Iran

Shkruar nga Sedighe Shahrokhi më 04 Mars 2020.

Të paktën 23 fëmijë u vranë nga forcat e sigurisë së regjimit iranian gjatë kryengritjes në nëntor 2019, sipas Amnistis Ndërkombëtarel.

Në konferencën e Amnistisë, “Ata qëlluan fëmijët tanë” – Vrasjet e të miturve në Iran në protestat e Nëntorit të vitit 2019, zbuluan se të paktën 22 prej fëmijëve u qëlluan për vdekje, pasi forcat e sigurisë së regjimit qëlluan në mënyrë të paligjshme me plumba të vërtetë kundër protestuesve dhe kalimtarëve të paarmatosur. Regjimi vrau 22 djem, nga 12-17 vjeç, dhe një vajzë që duket se është midis 8 dhe 12 vjeç.

Drejtori i Hulumtimeve dhe Avokatisë i Amnistisë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut Philip Luther tha: “Në muajt e fundit është shfaqur një pamje gjithnjë e më e frkëshme për veprimet në të cilat forcat iraniane të sigurisë kanë përdorur në mënyrë të paligjshme mjetet vdekjeprurëse për të shtypur protestat mbarëkombëtare të vitit të kaluar. Sidoqoftë, është akoma më shokuese të mësosh se numri i fëmijëve që ranë viktimë e këtij brutaliteti është kaq tronditës. “

Ai bëri thirrje për “hetime të pavarura dhe të paanshme” nga Këshilli i KB për të Drejtat e Njeriut për këto vrasje dhe të gjitha vrasjet e protestuesve gjatë kryengritjes, si dhe gjykime të drejta për të dyshuarit.

15-vjeçari Mohammad Dastankhah u qëllua dhe u vra në rrugën e kthimit nga shkolla gjatë Protestave të Iranit nga forcat e sigurimit të Iranit të vendosur në një çati në Sadra, në provincën Fars.

Amirhossein Davoudvand, 17 vjeç, u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë së Iranit në zonën e Yazdanshahr në afërsi të qytetit të Najafabad në provincën Esfahan. Ne duam drejtësi.

 Embedded video

Dëshmitë e Amnistisë për këtë krim të tmerrshëm vijnë nga video, foto, certifikata vdekjeje, rrëfime të dëshmitarëve okularë, intervista familjare dhe informacione nga aktivistë lokalë për të drejtat e njeriut dhe nga gazetarët. Nga kjo mësuam se:

 Embedded video

 

  • në 10 raste, fëmijët u vranë nga një plumb në kokë ose në gjoks, gjë që sugjeron që forcat e sigurisë po qëllonin për të vrarë
  • në dy raste, fëmijët vdiqën nga trauma masive, duke përfshirë “një tru të thërrmuar”, “një kafkë të copëtuar” dhe “një zemër dhe mushkëri të shpuar”
  • në një rast, ka raporte kontradiktore në lidhje me shkakun e vdekjes, me një që sugjeron lëndime fatale në kokë të shkaktuara nga forcat e sigurisë duke rrahur fëmijën dhe një duke thënë se viktima ishte vrarë nga fishekët metalikë që qëlloheshin në fytyrën e tyre nga një distancë e afërt

Nga këto vdekje, të cilat ndodhën në 13 qytete në gjashtë provinca, 12 kanë ndodhur në 16 nëntor, tetë më 17 nëntor dhe tre në 18 nëntor.

Philip Luther gjithashtu tha: “Fakti që pjesa më e madhe e vdekjeve të fëmijëve  ndodhën vetëm për dy ditë, është dëshmi e mëtejshme se forcat iraniane të sigurisë i vazhduan vrasjet për të shuar protestat me çdo kusht.”

Familjet e viktimave kanë qenë object i ngacmimit dhe frikësimit nga regjimi për t’i ndaluar ato që të flasin jashtë, gjë që krahas varrimeve të shpejta dhe funeraleve të kryera me shpejtësi është dëshmi e regjimit për ta mbyllur çështjen.

Luther tha: “A thua se  humbja e të dashurve të tyre të mos ishte një përvojë vërtetë mizore, familjet e fëmijëve të vrarë gjatë protestave po përballen me një fushatë të pamëshirshme ngacmimesh me qëllim për ti  frikësuar ata të flasin jashtë.”
Protestat filluan më 15 nëntor për shkak të trefishimit të e çmimeve të karburantit dhe shumë shpejt u bë për ndryshimin e regjimit. Sipas Organizatës Popullore Moxhahedin të Iranit (MEK) u vranë mbi 1500 protestues, kështu që numri i fëmijëve të vrarë është shumë më i lartë se 23. Raportet nga MEK të marra nga burgjet iraniane konfirmojnë gjithashtu torturat nga regjimi, duke përfshirë ngacmimet seksuale ndaj adoleshentëve në burgje.