Thursday, March 28, 2024

Anglo-Iranianët Nxisin Mbretërinë e Bashkuar t’i Mbështesë Protestat e Iranit

Komunitetet  anglo-iraniane në Britani, mbështetës të NCRI-MEK, zhvilluan një tubim përballë Number 10 Downing Street më 6 dhjetor, në mbështetje të protestave në Iran

Komunitetet anglo-iraniane në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbështetësit e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) mbajtën një tubim përballë Number 10 Downing Street të premten, më 6 dhjetor, në mbështetje të protestave popullore që vazhdojnë në Iran,  të cilat janë kthyer në një kryengritje kundër regjimit klerikal.Protestuesit i bënë thirrje qeverisë së Kryeministrit Boris Johnson që t’i nxisë Kombet e Bashkuara të ndërhyjnë urgjentisht për ta ndaluar masakrën ndaj protestuesve.

  1. Malcolm Foëler, ish-President i Shoqërisë së Ligjit në Birmingham, tha para këtij tubimi: “E mbështes thirrjen tuaj ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të organizuar një mbledhje emergjence në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, ku t’i kërkojë llogari regjimit dhe liderëve të tij për krimet e tyre kundër njerëzimit.” 

Ai shprehu gjithashtu mbështetje për udhëheqësen e opozitës iraniane, znj. Maryam Rajavi, dhe tha, “Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, i ka bërë thirrje OKB-së që të dërgojë pa vonesë një mision të gjetjes së fakteve për të hetuar vrasjet dhe për të vizituar qendrat e paraburgimit në Iran.”