Tuesday, December 7, 2021

Arrestohen mercenarët e regjimit iranian në Palestinë

NCRI – Sipas mediave shtetërore të regjimit, një numër mercenarësh të regjimit iranian në Palestinë janë arrestuar për mbështetje të krimeve të regjimit iranian gjatë masakrës së Aleppos.

Agjencia shtetërore e lajmeve Entekhab ka përmendur Al-Monitor të thotë se ” gazeta libanez Al-Akhbar, e afërt me Hezbollahun, ka raportuar se forcat e sigurisë të Hamasit në Gaza kanë marrë në pyetje një numër figurash politike që  kishin shpallur mbështetjen e tyre për kontrollin e Aleppos nga Assadi dhe forcat (e regjimit) iranian. Një prej këtyre figurave është kreu i grupit ‘Hashem Salem’ që mbështeti rimarrjen e Aleppos, duke e përgëzuar Hezbollahun dhe ushtrinë siriane për kontrollin e tyre mbi qytet. “