Wednesday, January 26, 2022

Autoritetet e regjimit pranojnë krizën katastrofike ekonomike në vend dhe frikën e tyre për shpërthimin e zemërimit të popullit

Shqetësimet për ashpërsinë e krizave vdekjeprurëse ekonomike dhe frika e një stuhie që do të shkatërronte integritetin e regjimit mund të shihet në shumë deklarata nga zyrtarët e regjimit në nivele të ndryshme, si dhe të përfaqësuesve të Majlisit dhe mediat qeveritare këto ditë. Duke zbuluar tradhëtitë dhe plaçkitjet e bandës rivale, çdo fraksion fajëson dhe kërcënon tjetrin.

Eshag Jahangiri, nënkryetari i parë i regjimit, tha: “Çështja e Kazeroonit duhet të zgjidhet, njerëzit nuk mund të dalin në rrugë çdo ditë, dhe ka disa njerëz që po përfitojnë nga kjo çështje për të ndjekur sloganet e tyre.  Çështja e Yazd-it, Zayandehroodit  dhe Khuzestanit është si çështja e kursit të vetëm të këmbimit dhe këto çështje nuk duhet të kthehen në një krizë dhe të vazhdojnë … Ne nuk duhet të lejojmë që problemet të bëhen sfida politike, sociale dhe të sigurisë (Agjencia e lajmeve ISNA – 21 prill)