Saturday, May 28, 2022

Bashkitë Italiane Mbështesin Mbledhjen e Madhe ‘Free Iran’ (Irani i Lirë) në Paris më 30 Qershor

 Në vigjilje të Mbledhjes së Madhe ‘Irani i Lirë’ në Paris, deklarata ‘Liri dhe Demokraci për Iranin’ është vënë në agjendën e mbledhjes së këshillit të kryetarëve të bashkive të rajonit Vale De Susa në Itali, dhe është miratuar pas shqyrtimit dhe diskutimit nga pjesëmarrësit.

Deklarata ‘Liri dhe Demokraci për Iranin’

E firmosur nga 22 bashki në rajonin Piedmont të Italisë, kjo deklaratë shpreh solidaritetin me kryengritjen mbarëkombëtare të popullit iranian duke dënuar aktet kriminale të regjimit kundër protestuesve. Kjo deklaratë shpall gjithashtu mbështetjen për planin me 10 pika të Rezistencës së Iranit dhe Maryam Rajavi-it për ndryshim demokratik në Iran. Kryebashkiakët italianë theksuan gjithashtu mbështetjen e tyre për Mbledhjen e Madhe të NCRI, e cila do të mbahet në Paris më 30 qershor.

Nënshkruesit e deklaratës ishin bashkitë e Almese, Avigliana, Borgone Susa, Brozolo, Bussoleno, Caprie, Caselette, Cianocco, Chianocco, Cusa di San Michelle, Condove, Mattie, Mompantero, Novalesa, San Didero, San Giorio di Susa, Sant’Ambrogio di Torino, Sant’Antonio di Susa, Susa, Vaie, Venaus, Villar Dora dhe Villar Focchiardo.

Deklarata ‘Liri dhe Demokraci për Iranin’ sjell në vëmendje katër dekada të shtypjes dhe krimeve çnjerëzore të regjimit iranian të praktikuara kundër popullit iranian, duke shkruar “më shumë se 120,000 disidentë të regjimit iranian si dhe mbrojtës të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut janë ekzekutuar në Iran, dhe familjet e tyre janë arrestuar në mënyrë arbitrare dhe torturuar barbarisht, madje edhe ekzekutuar.

“Në vijim të urdhrit të Khomeini-it në verën e vitit 1988, regjimi iranian orkestroi gjyqe të rreme për të ekzekutuar më shumë se 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë dhe mbështetës të PMOI, nëpër burgje në mbarë Iranin.