Saturday, May 8, 2021

Bllokimi i internetit, ndërprerja e rrjeteve celulare, nga frika e ceremonive përkujtimore për protestuesit e vrarë

Bota duhet ta dënojë regjimin iranian dhe të bëjë të mundur aksesin e lirë në Internet për iranianët

Regjimi anti-njerëzor klerikal në Iran e ka bllokuar sërish aksesin në Internet në pjesën më të madhe të vendit, nga frika e zhvillimit të ceremonive me rastin e të dyzetave të protestuesve të vrarë në kryengritjen e nëntorit.

Raportet tregojnë se interneti është bllokuar në provincat Teheran, Khuzestan, Alborz, Isfahan, Lorestan, Kurdistan, Kermanshah, Zanjan, Bushehr, e në vende të tjera. Autoritetet kanë ndërprerë edhe disa rrjete të telefonisë celulare.

Autoritetet janë përpjekur t’i parandalojnë ceremonitë përkujtimore për të vrarët e kryengritjes së nëntorit duke arrestuar shumë prej familjarëve të martirëve, të rinj të afërm të tyre, dhe të burgosur politikë të liruar.

Regjimi i ka vënë në vigjilencë të lartë të gjitha forcat shtypëse në mbarë vendin dhe ka kryer survejim ajror me helikopterë në zona si Karaj dhe Shiraz.

Janë mobilizuar edhe forca represive me motoçikleta dhe forca të sigurisë, të cilat po patrullojnë rrugë të ndryshme dhe kryeqëzimet kryesore në Teheran, Karaj, Shiraz, dhe Shahryar.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë mbrojtësve të të drejtave njerëzore, si dhe mbrojtësve të fjalës së lirë e aksesit të lirë në informacion, që t’i dënojnë masat shtypëse të regjimit klerikal. Rezistenca i bën thirrje gjithashtu Këshillit të Sigurisë të OKB-së, Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare, që ta ndihmojnë popullin iranian për të patur akses të lirë në internet.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

25 dhjetor 2019