Thursday, December 2, 2021

Bojkoti i Plotë i Farsës së Zgjedhjeve, Konfuzion dhe Kontradikta mes Zyrtarëve në Shpalljen e Shifrave të Rreme

Populli iranian nuk votoi në zgjedhjet false parlamentare të regjimit. Qendrat e votimit ishin bosh.

 Iran: Zgjedhjet False, Nr. 8

Raportet nga mijëra qendra të votimit në të 31 provincat e Iranit tregojnë se populli iranian e ka bojkotuar dhe shpërfillur plotësisht maskaradën e zgjedhjeve, aq sa zyrtarët e regjimit janë konfuzuar në trillimin e shifrave dhe shpalljen e rezultateve të votimit, dhe kanë bërë komente kontradiktore.

Ministri i Inteligjencës Mahmoud Alavi, gjatë vizitës së tij në zyrat qendrore të zgjedhjeve rreth nëntë orë pas fillimit të votimeve, tha, “Shpresoj që me praninë e njerëzve në orët e fundit të votimit, pjesëmarrja do të arrijë në një shifër të pranueshme.”

Në orën 3:00 mbasdite, shtatë orë pas fillimit të votimeve, Jamal Aref, kryetari i qendrës së zgjedhjeve, shpalli se ishin hedhur 11 milion vota, të shumëfishuara disa herë, shifër që përfaqësonte 19 përqind të votuesve të ligjshëm. Në mesditë, Zyra e Guvernatorit të Teheranit tha se në Teheran kishin votuar gjysëm milioni njerëz, ose pesë përqind të votuesve të ligjshëm. Kur Guvernatori i Teheranit u pyet për pjesëmarrjen më vonë atë mbasdite, ai tha se numri i votave për të gjithë vendin do të shpallej vetëm nga Ministri i Brendshëm të nesërmen.

Në orën 6:00 pasdite, Hossein Sistani, Guvernatori i provincës Isfahan, tha se në qytetin Isfahan ishin hedhur 320,000 vota, që do të thotë vetëm 20 përqind e votuesve të ligjshëm. Shumë qendra votimi i kanë raportuar Ministrisë së Brendshme se pjesëmarrja ka qenë më e ulët se në zgjedhjet e 2015-ës dhe se shumica pothuajse unanime e të rinjve ka refuzuar të votojë.

Në një zhvillim tjetër, transmetimet e televizionit shtetëror tregonin qartë se sa bosh ishin qendrat e votimit. Për ta fshehur bojkotin, kamerat filmonin qendrat e votimit të përcaktuara për gazetarët e huaj. Megjithatë, ata pak gazetarë të huaj që ishin dërguar në këto qendra votimi të inskenuara e “plot lëvizje” thanë se pjesëmarrja ka qenë më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme. Një televizion i huaj që transmetonte live nga Hosseiniyeh Ershad në Teheranin verior, vend i përcaktuar për gazetarë të huaj, tregoi se brenda një ore kishin votuar vetëm 33 njerëz.

Në shumë qytete, oficerët e IRGC-së nuk i lejonin njerëzit të bënin foto apo  të filmonin në votime, në mënyrë që ta fshihnin pjesëmarrjen jashtëzakonisht të ulët. Në shumë qendra votimi, Bassij dhe IRGC votonin disa herë. Blerja e votave bëhej në mënyrë rutinë, dhe çmimi i një vote shkonte nga gjysëm milioni deri në 4 milion rial.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

21 shkurt 2020