Friday, March 29, 2024

‘Bombat, Vrasjet, dhe Marrjet Peng Janë Pjesë e ADN-së së Regjimit Iranian’ – Ambasadori Ken Blackwell

Regjimi iranian është përshkruar virtualisht dhe në mënyrë universale si sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit në botë. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë ata që kanë rol në formimin e politikave ndaj regjimit e kuptojnë si duhet këtë kërcënim, argumenton Ambasadori Ken Blackwell. Vitin e shkuar janë neutralizuar disa kërcënime terroriste në tokën europiane.

Kështu ndodhi sigurisht në Francë, ku u mor në shënjestër një tubim i opozitës i organizuar nga iranianë të mërguar në qershor 2018, shrkuan Ambasadori Blackwell për Townhall.com të hënën më 2 shtator 2019.

“Në Villepinte, shumë pranë Parisit, tubimi Liri për Iranin mblodhi bashkë rreth 100,000 përkrahës të demokracisë në Iran, nën flamurin e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit. Ky tubim pothuajse tërhoqi gjithashtu dy njerëz me bombë, të cilët fatmirësisht u ndaluan rrugës për në tubim më 30 qershor 2018. Pak më vonë, një ‘diplomat’ i lartë iranian me emrin Assadollah Assadi u arrestua gjithashtu dhe u identifikua si organizatori i komplotit. Ai kishte qenë i pozicionuar në ambasadën në Vienë por u arrestua pasi kishte shkuar në Gjermani, ku nuk mund të pretendonte imunitet diplomatik,” shkuan Amb. Blackwell.

Operacioni që çoi në këto arrestime ishte dëshmi e dijenisë së autoriteteve europiane për kërcënimin e vazhdueshëm që vjen nga Teherani. Një hetim i mëpasshëm nga inteligjenca franceze nuk la asnjë dyshim për faktin që Assadi dhe asetet e tij iraniano-belge po vepronin nën urdhërat e rangjeve më të larta të regjimit.

Por agjensitë e sigurisë kishin qenë pa dyshim në vigjilencë që më përpara kundër urdhrave të tilla, sepse komploti i Parisit nuk ishte i vetmi i atij lloji. Rreth tre muaj më herët, operativët iranianë ishin përpjekur gjithashtu të sulmonin një kompleks në Shqipëri ku banojnë 3,000 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), grupi kryesor përbërës i koalicionit NCRI, vë në dukje Amb. Blackwell.

“Assadi nuk është aspak i vetmi diplomat i tillë i lidhur me terrorizmin e mullahëve. Në fakt, arrestimi i tij e nxiti një zëdhënës të policisë belge të pohojë se pothuajse të gjithë diplomatët iranianë luajnë rol në shërbimet sekrete të Iranit. Kjo i bën ata operativë të mundshëm terroristë, që punojnë nën udhëzimet e Ministrisë së Jashtme,” shkruan Amb. Blackwell.

“Dhe nëse dëshmia e autoriteteve belge për këtë çështje nuk mjafton për t’u bindur, duhet të vihet në dukje se edhe vetë zyrtarët iranianë kanë folur për lidhjet e ngushta midis entiteteve paraushtarake dhe diplomatike brenda regjimit. Në një intervistë të fundit me median shtetërore iraniane, Zëvendës Ministri i Jashtëm Abbas Araqchi deklaroi se Ministria e Jashtme, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dhe Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë ndjekin të njëjtat objektiva.”

“Kjo tregon se edhe Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë më shumë për t’iu kundërvënë terrorizmit iranian dhe outlet-eve të tij të shumta që përdor për t’i arritur shënjestrat perëndimore. Sanksionet gjithëpërfshirëse mbi IRGC-në kishin kohë që nevojiteshin, por tani ato duhet të shtrihen për të përfshirë edhe të gjithë Ministrinë e Inteligjencës dhe të gjithë Ministrinë e Jashtme, e jo vetëm ministrin e jashtëm të regjimit, Mohammad-Javad Zarif.”

“Bombat, vrasjet dhe marrjet peng janë të gjitha pjesë e ADN-së së regjimit iranian, dhe asnjë institut madhor i qeverisë nuk mund të mendohet si i izoluar nga përdorimi i terrorizmit si formë e shtet-bërjes. Kështu që e vetmja mënyrë për t’iu kundërvënë plotësisht këtij kërcënimi është izolimi i regjimit në tërësinë e tij, deri kur ta ndryshojë kryekëput sjelljen ose të rrëzohet nga pushteti.”

“Nëse SHBA nuk ka bërë mjaftueshëm për ta arritur këtë qëllim, atëherë vendet e Europës kanë edhe më shumë punë për të bërë. Pas komploteve të parandaluara terroriste të vitit të shkuar, një politikë e duhur do të përfshinte një zgjerim dramatik të sanksioneve ekonomike si dhe përjashtimin e diplomatëve iranianë. Por në rastin e Francës dhe disa shteteve të tjera anëtare të BE-së, një strategji e tillë nuk mund të ndërmerret në mënyrë realiste deri kur liderët e këtyre vendeve ta kuptojnë faktin që një pjesë e madhe e botës po përballet me rrezik të vazhdueshëm nga veprimtaritë e pazbutura malinje të regjimit iranian,”

Ken Blackwell është ish-Ambasador i SHBA-së në Komisionin e të Drejtave Njerëzore të Kombeve të Bashkuara.