Saturday, October 16, 2021

Burgu Qendor i Urmias në Iranin veri-perëndimor

Burgu Qendor i Urmias në Iranin veri-perëndimor

Raportim nga PMO/MEK

Iran, 17 tetor 2019—Dy të burgosur politikë të quajtur Ibrahim Khalil Sedighi Hamedani dhe i biri, Salar, po e vazhdojnë grevën e urisë në Burgun Qendor të Urmias në Iranin veri-perëndimor, tregojnë raportet. Dy të burgosurit e nisën grevën e tyre më 25 shtator, në protestë ndaj dënimit të secilit prej tyre me 19 vite prapa hekurave.

I ashtu-quajturi gjyqtar me emrin Mokhtari, që kryeson burgun, së bashku me kujdestarin e burgut, janë takuar me dy të burgosurit për t’i detyruar t’i japin fund grevës së urisë. Ata u bënë disa premtime, por të burgosurit i refuzuan dhe theksuan kërkesat e tyre.

Ata të dy janë akuzuar për “masa kundër sigurisë kombëtare” dhe për “sulm me bombë ndaj objekteve qeveritare” pas akuzave për posedim të gjysmë kilogrami eksploziv dhe gjilpëra.

Opozita iraniane Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka nxjerrë një deklaratë ku proteston dënimet mizore që janë dhënë kundër këtyre të burgosurve politikë.