Monday, July 4, 2022

Deklarata e Sekretarit të Shtypit mbi Protestat e Iranit

 POLITIKË E JASHTME

Administrata Trump është thellësisht e shqetësuar nga raportet se regjimi iranian ka burgosur gjatë javës së kaluar mijëra qytetarë iranianë për  angazhim në protestat paqësore. Raporte të tjera se regjimi i ka torturuar ose vrarë disa nga këta demonstrues gjatë qëndrimit në burg janë edhe më shqetësuese.

Nuk do të heshtim ndërkohë që diktatura iraniane shtyp të drejtat themelore të qytetarëve të saj dhe do t’i vëmë udhëheqësit e Iranit përpara përgjegjësisë për çdo shkelje. Protestuesit në Iran po shprehin ankesa të ligjshme, duke përfshirë kërkimin e dhënies fund të shtypjes së qeverisë së tyre, korrupsionit dhe humbjes së burimeve kombëtare në aventura ushtarake. Regjimi i Iranit pretendon se mbështet demokracinë, por kur populli shpreh aspiratat e tij për një jetë më të mirë dhe fundin të padrejtësisë, ai përsëri tregon natyrën e tij brutale të vërtetë. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë në Iran, duke përfshirë viktimat e ofensivës më të fundit.