Friday, March 29, 2024

Demonstrata dhe Protesta nga Pensionistët e Mësuesit në Teheran dhe Isfahan

Publikuar më 26 August 2019.

Thirrje ndërkombëtare për të mbështetur protestuesit dhe për të liruar të arrestuarit

Qindra pensionistë organizuan një demonstratë jashtë Ministrisë së Punës në Teheran të hënën më 26 gusht 2019. Protesta u zhvillua pavarësisht masave represive të regjimit. Një numër protestuesish, sidomos ata që bënin foto e video, janë arrestuar.

Të zemëruar nga pensionet e vogla dhe pagesat e vonuara, inflacioni, dhe çmimet e larta, pensionistët mbanin pankarta ku shkruhej, “E kanë përdorur Islamin si një shkallë [për të pasuruar veten], dhe kanë varfëruar popullin,” “punëtorët, mësuesit nuk duhet të burgosen,” “lëreni Sirinë, mendoni për ne,” dhe “mësuesit e burgosur duhet të lirohen.”

Po atë ditë, një numër i madh mësuesish e pensionistësh në Isfahan (në Iranin qendror) organizuan një demonstratë pranë Sheshit Enghelab (Revolucioni) të qytetit. Pankaratat e tyre lexonin, “jetesa, dinjiteti dhe shëndeti janë të drejtat tona të patjetërsueshme,” “nuk do të pushojmë deri sa t’i fitojmë të drejtat tona,” “rritjani rrogën mësuesve mbi kufirin e varfërisë,” “armiku ynë është këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika,” “lëreni Sirinë, mendoni për ne,” dhe “jo vjedhjes, jo poshtërimit, këto janë thirrjet e kombit.”

Pak kohë më vonë, forcat represive sulmuan dhe mësynë protestuesit, duke arrestuar disa prej tyre.

Rezistenca Iraniane i ka përshëndetur protestuesit, mësuesit, pensionistët dhe të gjithë ata që vuajnë nën shtypjen e fashizmit fetar që sundon Iranin. Rezistenca u ka bërë thirrje popullit dhe të rinjve që t’i mbështesin protestuesit. Ajo i ka nxitur gjithashtu organizatat, sindikatat dhe unionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në mbarë botën që ta dënojnë shtypjen që teokracia në pushtet u bën protestuesve dhe të marrin masa urgjente për të siguruar lirimin e të arrestuarve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

26 gusht 2019